Lideri i rok grupit “Crazy Town”, Seth Binzer, i cili njihej me emrin skenik Shifty Shellshock, ka vdekur të hënën në moshën 49 vjeçe.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritet shëndetësore në Los Angeles, raporton TMZ, ndërkohë që hetimi ka filluar rreth shkaqeve të vdekjes së yllit.
Në vitin 1999, Binzer dhe vokalisti tjetër, Bret “Epic” Mazur, formuan grupin Craz Town dhe punësuan anëtarët e tjerë si Rust Epique, Soug Miller, James Bradley Jr, Antonio Lorenzo Valli dhe Adam Goldenstein.
Grupi lansoi këngën “Butterfly” në vitin 2000, e cila u bë shumë e njohur dhe arriti majat në top listat e Billboard.
Albumi i tyre i parë, “The Gift Of Game” ishte gjithashtu i suksesshëm, pasi u shit në më shumë se 1.5 milionë kopje.
Kënga që grupi bëri në vitin 2002, “Darkhouse” nuk pati shumë sukses, gjë që bëri që grupi të ndahej. Ata u bashkuan vite më vonë dha lansuan albumin e tretë me titull “The Brimstone Sluggers”.
Crazy Town - Butterfly pic.twitter.com/fnVaQxBw0l
— Ladytron Fan Account (@Lady_FanAccount) June 22, 2024