Showbiz

Vdiq aktorja Drita Duraku

Drita Duraku

Të dielën ka vdekur aktorja e njohur shqiptare, Drita Duraku. Lajmin e ka bërë të ditur poetja Naime Beqiraj, duke shkruar në Facebook se Duraku ishte mike e mirë dhe person i dashur me zemrën e mbushur atdhe.

 “Me nga një gotë vetë m'kujtoni, na thojshe me lotë n'sy, sa herë dëgjojshe që dikush e k'puti këtë jetë. Sot po t'përcjellim nga kjo botë Drita Duraku, mikja e mirë, aktore e humorit, njeri i dashtun me zemrën e mbushun atdhe. Pushofsh n'Paqe gzimi i shoqnisë; boll u munove n'kêtë jete”, ka shkruar Beqiraj.

Është raportuar se aktorja është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Duraku, e lindur në vitin 1959, njihet për rolin e “Nuses së Gostivarit”.