Showbiz

Vdiq aktori i serialit “Game Of Thrones”

Aktori i zhanrit fantazi, Darren Kent, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm “Game Of Thrones” ka vdekur të premten në moshën 39-vjeçare, ka bërë të ditur agjencia “Carey Dodd Association”.

“Me trishtim të thellë ne duhet t'ju themi se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent vdiq paqësisht të premten. Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e tij në këtë kohë të vështirë”, shkroi agjencia në Twitter.

Darren ishte lindur në Essex të Britanisë. U diplomua në “Italia Conti” më 2007. Ai filmoi rolin e tij të parë si aktor, duke luajtur në filmin “Mirrors”. Ai ishte shkrimtar, regjisor dhe producent i mprehtë, por ishte kryesisht i njohur për punën e tij të aktrimit.

Jashtë punës së tij të zhanrit, Kent fitoi çmimin aktori më të mirë në “Van D'or Awards” në vitin 2012 për punën e tij në filmin e shkurtër “Sunny Boy”, ku ai luajti një personazh që kishte një çrregullim të lëkurës si ai vetë. Kohët e fundit, ylli i shumë-talentuar shkroi skenarin e filmit të shkurtër të fituar me çmime të janarit “You Know Me”.

Në “Game Of Thrones”, Kenti ka luajtur rolin e një bariu.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi