Aktori Geoffrey Palmer, i njohur për rolet e tija në seritë televizive “Butterflies”, “As Time Goes By” dhe “The Fall and Rise of Reginald Perrin”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Ai ka vdekur qetësisht në shtëpinë e tij, ka thënë të premten menaxheri i tij.
I gjithanshëm dhe punëtor, ai ishte i njohur dhe i dashur për shprehjet e tija plot jetë që u jepte karaktereve të personifikuara.
Në “As Time Goes By”, ai aktroi përkrah aktores Dame Judi Dench, në një bashkëpunim që filloi përderisa ai ishte përfshirë edhe në filmin e Bondit “Tomorrow Never Dies”. Ai ka qenë pjesë e filmit “Mrs Brown”, sërish bashkë me aktoren Dench, si dhe në “The Madness of King George”.
Paraqitjet e tija të para televizive ishin në filmat “The Army Game”, “The Saint” dhe “The Avengers” dhe më pas ai e vazhdoi karrierën vazhduar në “Doctor Who” dhe në episodin “The Kipper and the Corpse” të serisë “Fawlty Towers”.
Pas vdekjes së tij realizatorët e serialit “The Doctor Who” i kanë listuar në Twitter episodet në të cilat është shfaqur Palmeri.
“U prehsh në paqe Geoffrey Palmer! – një aktor aq i mirë, një njeri aq i dashur. I mrekullueshëm në profesionin e tij dhe shoku më i mirë: shumë komik. Çdo gjë që ka bërë e ka bërë si duhet. Faleminderit për të gjitha kujtimet Geoffrey: do të lumturohemi me to!”, ka thënë moderatori dhe gazetari Brandreth.
Regjisori i filmave “Baby Driver” dhe “Shaun of the Dead”, Edgar Wright ka shkruar në rrjetet sociale se Palmeri ka qenë përherë “shumë komik”.
Komediani Eddie Izzard ka shtuar: “U mërzita shumë që dëgjova se Geoffrey Palmer na ka lënë. Kam qenë shumë i emocionuar kur e kam takuar dhe pastaj kam pasur nderin të luaja bashkë me të në filmin ‘Lost Christmas’. Puna e tij do të jetojë me ne dhe nëpërmjet saj ai do të jetojë përgjithmonë. Pusho në paqe!”.
Aktorja Annette Badland ka shkruar: “Ai ka qenë një aktor me kaq shumë dhunti dhe shok aq i mirë. Kemi punuar bashkë disa herë, kemi qeshur shumë dhe ka qenë i sjellshëm dhe bujar. Jam shumë i mërzitur. Dashuri për familjen e tij. Pusho i qetë Palmer!”.
Reece Shearsmith nga “The League of Gentlemen” e ka përshkruar Palmerin si një “aktor unik pa të meta”, duke e veçuar aktrimin e tij në “Butterflies”.
Palmer është shfaqur në katër seri të Carla Lanes, në të cilat portretizoi rolin e bashkëshortit të padurueshëm të aktores, Wendy Craig.
Seriali i BBC-së, i cili flet rreth dy ish-të dashuruarve që takohen papritur dhe më pas martohen, u shfaq nga viti 1992 deri më 2005. Më 2018 Dame Judi e kishte përshkruar kolegun e saj si “burri më çapkën me të cilin ka pasur kënaqësinë të punonin”, përderisa po ia jepte atij çmimin “ldie Awards”.
Zëri i veçantë i Parkerit e bëri të zgjidhet për narracion, audio-libra dhe reklama.
Ai ka qenë narrator në seritë “Grumpy Old Men” dhe i ka njoftuar shikuesit britanikë me "Vorsprung durch Technik", në reklamat për vetura të tipit “Audi”.
Aktorja Frances Barber e ka rikujtuar një rast, kur ishte habitur nga një pagesë që e kishte pranuar për një reklamë.
“E thirra menaxherin tim dhe i thashë se kanë vendosur shumë zero në çek”, i rikujtoi fjalët e tij. “Pas drekës ai kishte thënë: ‘Siç duket nuk është kështu’. Shprehja e fytyrës së tij mbeti e njëjtë”, ka shkruar ajo.
Në vitet e tij të fundit, Palmeri ka qenë pjesë e filmave “Paddington”, “Parade's End” dhe “W.E”, ky i fundit me regji të këngëtares Madonna. Ai ishte dekoruar në vitin 2004 me “Urdhrin e Mbretërisë Britanike” për kontributin e tij kinematografik.
Palmer, i njohur gjithashtu si një peshkatar shumë i mirë, ka qenë pjesë e fushatave kundër vijës hekurudhore HS2, rrugë kjo e propozuar që do të shkonte afër shtëpisë së tij në Chilterns.
“Ndalojeni këtë projekt të kotë dhe mos e prekni periferinë”, i kishte thënë ai kryeministrit të atëhershëm britanik, David Cameron, nëpërmjet një videomesazhi të xhiruar për emisionin “Daily Politics”.
“Nuk jam idhnak”, kishte thënë ai, në një prej paraqitjeve të tija. “Thjesht kështu i shoh gjërat”.
Ai ka lënë prapa bashkëshorten e tij, Sally Green, me të cilin ka pasur një vajzë dhe një djalë.