Artistja e mirënjohur, Vanessa Hudgens, e cila ka fituar në spektaklin “The Masked Singer”, ka thënë se është ndier e lirë ndërkohë që performonte e maskuar me kostum.
Performanca e Venessas:
Aktorja që aktualisht është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me partnerin Cole Tucker, fitoi garën të mërkurën mbrëma dhe ka thënë se u ndie rehat ndërsa po performonte me kostum e maskuar si peshku i artë, sepse nuk ndiente asnjë presion për shkak të famës.
“Nga ky spektakël kam mësuar se sa shumë peshë ka fama dhe atëherë kur arrita ta heq nga supet, u ndjeva shumë e çliruar”, ka shpjeguar ylli për Entertainment Tonight.
Momenti kur zbulohet kush qëndron prapa maskës "peshku i artë":
35-vjeçarja është shoqja e këngëtares me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Rita, Ora, e cila është anëtare e jurisë në “The Masked Singer” dhe Vanessa ka thënë se puna që bën juria është e vështirë sepse asnjëherë nuk do të mund të qëllonte se kush qëndron prapra ndonjë kostumi të caktuar.
Ajo gjithashtu ka treguar se ani pse janë shoqe me Ritën, nuk i ka treguar se ajo është e maskuar si peshku i artë.

“Jemi shoqe dhe është shumë qesharake mënyra se si ndodhi e gjithë kjo, sepse ishim me njëra-tjetrën gati dy javë para se të fillonte spektakli dhe vetëm më pas e kam kuptuar se ajo ishte në juri. Dhe mendova me vete ‘oh Zot’. Kur këndova e maskuar për herë të parë ajo e qëlloi se isha unë dhe u çlirova sepse nuk do të mund të ulesha me të e të mos i tregoja. Ajo është më e mira, e dua, ajo ka energji shumë të mirë dhe të shndritshme”, ka treguar Vanessa.
Ajo i ka këshilluar të rinjtë që të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë dhe të jenë edhe më të kujdesshëm ndaj zgjedhjes së profesionit.
“Mendoj se duhet të iu them të rinjve që të kenë kujdes ndaj dëshirave që kanë dhe të sigurohen që janë duke i bërë siç duhet sepse fama nuk është arsye e mirë që të ju shtyjë drejt motivit për punë”, ka shpjeguar Hudgens.