Një burim i afërt me aktore e mirënjohur të Hollywoodit, Vanessa Hudgens, ka thënë se ajo që kur është martuar dhe që kur ka mbetur shtatzënë s’ka qenë asnjëherë më e lumtur dhe se çdo ditë e më shumë po bie në dashuri me burrin e saj, atletin, Cole Tucker.
“Cole nuk i është ndarë Vanessas që kur ngeli shtatzënë. Kjo gjë po e bën Vanessan që të bie edhe më shumë në dashuri me të. Ajo s’ka qenë asnjëherë më e lumtur dhe e di se Cole do të jetë baba i mrekullueshëm”, ka thënë një burim për USWeekly.
Ky burim ka shtuar se Cole po e trajton më mirë se sa të gjithë burrat me të cilët ka qenë aktorja në të kaluarën.
“Me martesën dhe beben ajo tani është e gatshme të hyjë në një tjetër fazë të jetës”, ka thënë tutje burimi.
Ylli ka bërë të ditur se është shtatzënë, kur u shfaq në tepihun e kuq të ngjarjes së ndarjes së çmimeve “OSCAR”, në Tetarin Dolby në Los Angeles, në muajin mars.
Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker janë takuar në vitin 2020, janë fejuar në shkurt të 2023-ës dhe u martua në dhjetor të vitit të kaluar në Tulum të Meksikës.