Showbiz

Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit largon mbiemrin e babait

Vivienne Jolie

Vivienne Jolie

Vajza e yjeve të filmit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, e cila deri më tani ka mbajtur mbiemrat e të dy prindërve, tani e ka larguar mbiemrin Pitt.

Emri i 15 vjeçes, për rolin që pati si asistente e produksionit të projektit “The Outsiders: A New Musical”, në fund u shënua Vivienne Jolie, raporton revista People.

Ende nuk dihet nëse Vivienne e ka ndryshuar ligjërisht mbiemrin.

Muajin e kaluar, nëna e saj , Angelina, e ka quajtur të bijën “asistente e vështirë”, pasi ajo i kishte ndihmuar të bënte këtë shfaqje teatrale.

Ndërrimi i emrit të Viviennes, ndodhi muaj pasi motra e saj më e madhe, Zahara, gjithashtu u paraqit si Zahara Jolie, duke anashkaluar mbiemrin e babait, në një video të shpërndarë gjatë nëntorit të vitit 2023 nga revista Essence.

Ndërrimi i emrave, gjithashtu vjen pas betejës gjyqësore që prindërit e tyre janë duke e zhvilluar për një pronë në Miraval në Francë.

Ndërkohë Angelina pati thënë për revistën Vogue, se është ndarë nga Pitt për të mirën e familjes.

“U ndava për hir të mirëqenies së familjes. Ishte vendimi i duhur. Vazhdon të jem e fokusuar në shërim”, ka thënë aktorja.