Mesfushori Granit Xhaka i ka uruar ditëlindjen vëllait të tij Taulantit.
Në një postim në Facebook, Graniti i ka uruar suksese në karrierë vëllait të madh, i cili sot feston ditëlindjen e 26.
“Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh 100 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë”, ka shkruar Granit Xhaka.
“Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë”.