Showbiz

U shpallën fituesit e sivjetmë të çmimeve “Critics Choice Awards”

Filmi “The Power of the Dog” po korrë suksese gjatë këtij sezoni të shpërblimeve në Hollywood.

Projekti i cili vjen me regji të Jane Campion, u nderua me çmimin “Filmi më i mirë”, në edicionin e 27-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Critics Choice Aëards” e cila u mbajt të dielën mbrëma. Drama e platoformës Netfix i ftoi gjithsej katër shpërblime gjatë mbrëmjes, përfshirë këtu edhe kategorinë “Regjisorja më e mirë”.

Filmi “Belfast” nga Keneth Branagh po ashtu ishte fituesi i shumëfishtë. Derisa në kategoritë për television dominuan serialet “Succession”, “Mare of Easttown” dhe “Ted Lasso”, me nga katër shpërbime secili.

Ngjarja e cila i feson projektet filmike dhe televizive të përzgjedhura nga kritikët dhe gazetarët e showbizit, u zhvillua në Londër dhe Los Angeles në të njëjtën kohë. Taye Diggs dhe Nicole Byer ishin prezantuesit e ceremonisë.

Aktorit të njohur hollywoodian, Will Smith, iu shtua edhe një çmim i rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt “Oscar”. Në ceremoninë “Critics Choice” ai u nderua me shpërbimin “Aktori më i mirë”, për punën e tij të mrekullueshme në biografinë “King Richard”.

“Aktorja më e mirë në film” u shpall Jessica Chestain, po ashtu për performancën e jashtëzakonshme në një film të bazuar në personazh të vërtetë, “The Eyes Of Tammy Faye”.

“Aktori më i mirë i ri” u emërua 11-vjeçari, Jude Hill, për rolin e tij në filmin “Belfast”, ndërsa ky projekt triumfoi edhe në kategorinë “Ekipi më i mirë në film”.

Çmimi “Komedia më e mirë” shkoi për filmin “Licorice Pizza”, kuse me shpërbimin “Filmi më i mirë i animuar” u nderua projekti i studios “Sony Pictures” me titull, “The Mitchells vs the Machines”.

Në kategoritë për televizion, “Drama më e mirë” u shpall seriali “Succession”, kurse aktorët Lee Jung Jae nga seriali “Squid Game” dhe Melanie Lynsky nga “Yellowjackets” u emëruan, “Aktori përkatësisht aktoja më e mirë në dramë”.

“Komedia më e mirë” u shpall “Ted Lasso” ndërsa ylli i këtij seriali, Jason Sudeikis, u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në komedi”. Shpërblimi “Aktorja më e mirë komike” shkoi për yllin Jean Smart nga seriali “Hacks”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u përcoll me parakalimin e yjeve të shumtë mbi qilim të kuq, të tillë si: Halle Berry, Selena Gomez, Rita Ora dhe Taika Waititi, Jared Leto, Lady Gaga, Kristen Stewart, Venus dhe Serena Williams dhe të tjerë.

{gallery}