Showbiz

U shfaq premiera botërore e serialit “House of the Dragon”

Ekipi i serialit të ardhshëm “House of the Dragon”, i cili bazohet në historinë e hitit të kanalit HBO, “Game of Thrones”, e ndoqi premierën e tij botërore në Los Angeles të mërkurën mbrëma.

Olivia Cooke, Eve Best, Emma D’arcy dhe pjesëtarët e tjerë të kastës së aktorëve dhe ekipit prapa realizimit të këtij projekti, parakaluan së bashku mbi qilimin e kuq të shtruar para eventit në fjalë, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

I bazuar në librin e autorit George R.R. Martin, “Fire and Blood, House of the Dragon”, seriali i ri fokusohet në historinë e familjes Targaryen. Ngjarja zë vend 300 vjet para zhvillimeve të serialit rekordthyes, “Game of Thrones”.

“House of the Dragon” e shënon premierën në HBO më 21 gusht të këtij viti.