Serialet “Succession”, “Ted Lasso” dhe “The White Lotus”, i fituan çmimet kryesore në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese, “Emmy Awards”, shkruan portal “Female”.
Tri serialet e lartpërmendura ishin të fundit që i rrëmbyen trofetë e tyre, në gala mbrëmjen e cila zuri vend të hënën (12 shtator) në teatrin “Microsoft” në Los Angeles. “Succession” u emërua “Seria më e mirë dramatike”, duke i mundur në këtë kategori projektet e famshme si, “Better Call Saul”, “Euphoria”, “Ozark”, “Severance”, “Squid Game”, “Stranger Things” dhe “Yellowjackets”.
Aktori i famshëm hollywoodian, Jason Sudeikis, po ashtu pati arsye për të festuar mbrëmë. Ai u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë në komedi”, si dhe “Seria më e mirë komike” për krijimin e shout fantastik dhe shumë të suksesshëm, “Ted Lasso”.
Seriali i paltformës “Apple TV+”, i cili gjithashtu e fitoi një çmim për regjinë më të mirë dhe një tjetër trofe shkoi për Brett Goldsteinin që u shpall “Aktori më i mirë komik në rol dytësor”, arriti ta mund një konkurrencë të fortë të përbërë nga seriale të tilla si, “Hacks”, “Abbott Elementary”, “Barry”, “Curb Your Enthusiasm”, “The Marvelous Mrs. Maisel”, “Only Murders in the Building” dhe “What We Do in the Shadows”.
Projekti televiziv, “The White Lotus”, e rrëmbeu shpërblimin “Seriali më i mirë i limituar”. Mbrëmja vazhdoi me ndarjen e çmimeve “Aktori dhe aktorja më e mirë në rol dytësor në serial të limituar”, të cilat shkuan për dyshen, Jennifer Coolidge dhe Murray Bartlett.
Ceremonia, e cila u drejtua nga komediani Keenan Thompson, u karakterizua edhe me momente tjera historike. Aktori i serialit nga Korea Jugore “Squid Game”, Lee Jung-jae, e fitoi çmimin “Aktori më i mirë në dramë”, duke u bërë aziatiku u parë në historinë e kësaj ceremonie që shpërblehet në këtë kategori.
Çmimi “Aktorja më e mirë në dramë” shkoi për yllin e serialit “Euphoria”, Zendaya. Ajo u shfaq tejet e emocionuar në skenë për ta pranuar çmimin, me ç’rast u shpreh e nderuar që u vlerësua në një kategori ku përfshiheshin gra të fuqishme të Hollywoodit, si Jodie Comer, Sandra Oh, Laura Linney, Melanie Lynskey dhe Reese Witherspoon.
Këngëtarja Lizzo dhe aktorja Amanda Seyfried, i fituan çmimet e para “Emmy” në karrierën e tyre.
Një tjetër moment historik ishte kur, Michael Keaton, u bë aktori i parë veteran që i fitoi pesë shpërblimet kryesore të industrisë së filmit. Gjatë karrierës së tij, ylli 70-vjeçar është shpërblyer për aktrim të jashtëzakonshëm në ceremoni të tilla si, “Critics Choice Awards”, “Golden Globes”, “SAG Awards”, “Television Critics Association Awards” dhe tani në “Prime Time Emmy Awards”. Gjatë mbrëmjes ai u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë në serial të limituar”, për performancën e shkëlqyeshme në shoun “Dopesick”.
{gallery}