Aktorja përfundimisht ka zbuluar të vërtetën rreth gabimeve të vërejtura së fundi në serinë e famshme, derisa mori pjesë në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
24-vjeçarja pranoi se ajo nuk ishte përgjegjëse për gotën e “Starbucks”-it në njërën nga episodet e “Game Of Thrones”, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.
“Shikoni, sa i përket gotës duket se faji ishte i Emilia Clarket”, tha Turner.
Paraqitja e Turnerit vjen pasi ajo së fundit është martuar me këngëtarin Joe Jonas në një ceremoni të papritur në Las Vegas./ksp