Showbiz

Trumpi emëron Voitin, Gibsonin dhe Stalonen ambasadorë të veçantë të Hollywoodit

Trumpi emëron Voitin, Gibsonin dhe Stalonen ambasadorë të veçantë të Hollywoodit

Presidenti i zgjedhur  i SHBA-së Donald Trump, ka njoftuar të enjten se ka emëruar Jon Voightin, Mel Gibsonin dhe Sylvester Stallonen, ambasadorë të veçantë për romovimin e biznesit në Hollywood.

“Është një nder të njoftoj Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë të posaçëm për një vend të madh, por shumë të shqetësuar, Hollywoodin e Californiaë”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social, raporton Fox News.

Ai ka theksuar se ata do të shërbejnë si “sytë dhe veshët” e tij dhe do të ndihmojnë në rikthimin e Hollywood-it, i cili ka humbur shumë biznes në katër vjetët e fundit për shkak të konkurrencës nga vendet e huaja. Trump ka shprehut besimin se ky do të jetë “Hollywoodi i artë, më i madh, më i fortë dhe më i suksesshëm se kurrë më pare”.

Sylvester Stallone, 78 vjeç, e cilësoi Trumpin si “George Washingtonin e dytë” dhe shprehu admirim për të gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Instituti i Politikës “America First” në muajin nëntor të vitit që shkoi.

Donald Trump dhe Sylvester Stalone

“Ne jemi afër një personazhi mitik. Askush në botë nuk mund të bënte atë që ka bërë ai, kështu që unë e adhuroj”, pati thënë Stalone.

Mel Gibson, 69 vjeç, e mbështeti Trumpin në zgjedhjet e vitit 2024 dhe kritikoi ashpër nënkryetaren Kamala Harris. 

“Unë nuk mendoj se do të habitemi nga kë zgjedhim”, ka the Gibson duke aluduar për Trumpin. Ai e quajti Harrisin person të pasuksesshëm me “rekord të tmerrshëm”.

Mel Gibson nuk e ka pritur se do të jetë "ambasador"

Për rolin e tij të ri, Gibson ka shprehur habi, por ka thënë se ishte i gatshëm të ndihmonte administratën në çdo mënyrë. 

“E mora lajmin në të njëjtën kohë si të gjithë ju dhe isha po aq i befasuar. Megjithatë, unë i përgjigjem thirrjes. Detyra ime si qytetar është të ofroj çdo ndihmë që mundem”, ka thënë ai për Fox News Digital
Jon Voight, aktori i njohur i projektit filmik “Ray Donovan”, gjithashtu ka shprehur mbështetje për Trump-in. 

Aktori Jon Voight e ka quajtur Trumpin "presidenti më i madh që nga Abraham Linkoln"

Ai e ka quajtur presidentin Trump “presidentin më të madh që nga Abraham Linkoln” dhe ka theksuar se Hollywoodi ka kaluar në një “përparim të ngadalshëm” ndër vite.

“Sot jemi në një gjendje të keqe. Padyshim që janë bërë shumë pak filma këtu tani, por jemi me fat që kemi një president që dëshiron ta rikthejë Hollywoodin në lavdinë e tij të dikurshme”, ka thënë Voight në një deklaratë për Fox News Digital.

Sipas tij, me ndihmën e Trumpit, ata mund të realizojnë këtë qëllim dhe të rindërtojnë “Hollywood-in e vërtetë”.