Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë disa nga veshjet më të mira për stinën e verës së këtij viti duke i mahnitur adhuruesit me zgjedhjet e veshjeve që po bën ndërkohë që po kalon dimrin në motin e nxehtë të Australisë dhe Zelandës së Re. Këngëtarja dhe aktorja 34-vjeçare, e cila ka mbi 16 milionë ndjekës në Instagram, ka ndarë disa fotografi me veshje të ndryshme dhe tërheqëse për sezonin e ardhshëm të verës.
Në një nga fotografitë e postuara në Instagram, Ora ka sjellë rikthimin e tendencës për të veshur pantallona të shkurtra, me material të hollë me vija me ngjyra bardh e kaltër, që ngjasojnë me të brendshmet e burrave, duke i kombinuar me një këmishë të ngjashme transparente. Ky kombinim ishte i plotësuar me të brendshme me ngjyrë sikur ajo e lëkurës dhe aksesorë si byzylykët e mëdhenj, syzet e diellit me ngjyrë të zezë, si dhe vathë të mëdhenj.

Një tjetër dukje që Hello Fashion Magazine e a cilësuar si të “paharrueshme” ishte një fotografi në plazh, ku Ora u shfaq me bikini me ngjyrë të kaftë të zbukuruara me rrathë të verdhë, duke kombinuar ato me pantallonat e shkurtër me vija.
Edhe në plazh, ajo nuk ka harron të shtojë aksesorët, duke përputhur ngjyrën e verdhë të rrethit të syzeve me rrathët e bikineve, vathët me ngjyrë ari, si dhe shiritat në kyçin e këmbës.

Për një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, Ora ka veshur një mini-fund të bardhë me një bluzë pa mëngë, duke e kombinuar veshjen me këpucë të rrafshta nga brendi “Margiela Tabi” me ngjyrë si të lëkurës trupore.

Për të përfunduar serinë e fotografi me stil, Ora ka pozuar në një fotografi tjetër me pantallona të shkurtra me rrudha e pala të bardha, të cilat i kishte kombinuar me një bluzë të bardhë me një fjongo të vogël në gjoks. Veshjes, ylli, i ka bashkangjitur dy byzylykë në formë të rrathëve të mëdhenj me ngjyrë rozë dhe bardh e zi, ndërkohë që në qafë mbante zinxhirë të hollë ari, në njërin nga të cilët shkruhej “R”.
