Showbiz

Transformohet Amanda Bynes

Amanda Bynes

Amanda Bynes

Amanda Bynes, dikur aktore me famë botërore e që është larguar nga syri publik që gati 10 vjet, është parë së fundmi në rrugët e Los Angelesit, me dukje tërësisht të re.

Ajo tani ka flokë të gjatë të zinj dhe ka thënë se ka bërë ndërhyrje estetike për t’i hequr qeskat përfundi syve, operim për të cilin ka thënë se “po ndihet shumë mirë dhe se kurrë më parë nuk është gëzuar më shumë”, ka shkruar “The Mirror”. 

Amanda Bynes ndër vite

Amanda duket se e kishte mbuluar me grim tatuazhin në formë të zemrës, të cilën e ka bërë në faqen e majtë, ndërkohë që tatuazhet e tjera i kishe vënë në pah, pasi kishte veshur një bluzë ngjyrë hiri me mëngë të shkurtra.

Përveç ngjyrës së zezë të flokëve, ajo ka provuar edhe stile të tjera, duke i lyer flokët me ngjyrë rozë të ndezur e të bardhë shumë të hapur.

Debutimi me flokë të zi, vjen pasi ylli i podcastit “The Amanda Show”, në muajin mars pati treguar në një video në rrjetin social Instagram se “do të fillojë të mbajë paruke”.

Ajo pati thënë se flokët po i rriten në mënyrë jo shumë të rregullt, pasi i kishte prerë shumë të shkurtra në dhjetor të 2023-s.

Në muajin prill, Amanda, e cila është pensionuar nga aktrimi, pati bërë të ditur se do të rikthehet në shkollën e manikyrit pasi nuk kishte arritur të merrte licencën më herët.

Amanda Bynes ndër vite

Filmi i fundit në të cilin ajo mori pjesë ishte “Easy A”, ku luajti përkrah yllit Emma Stone në vitin 2010.

Traileri i filmit "Esay A":

“Pasi nuk e kalova provimin e manikyrit për ta marrë licencën, shkova përsëri në shkollë për të mësuar teorinë e manikyrit dhe të praktikoj bërjen e akrilit para se t’i nënshtrohem testimit prapë, në mënyrë që të bëhem e mirë në këtë punë kur të filloj punën në sallon për rregullimin e thonjve”, pati thënë 38 vjeçja.

Amanda Bynes ndër vite

Në muajin tetor të vitit 2022, pati folur për herë të parë se dëshiron të bëhet profesioniste dhe i ka informuar ndjekësit se është duke ndjekur shkollën për art thonjsh. Kur u rikthye në jetën publike në projektin e saj të parë publik, pas gati 10 vitesh, në dhjetor të vitit 2023, ajo filloi podcastin me yllin Pail Sieminski.

TMZ, gjatë vitit 2023 pati raportuar se ajo është duke kërkuar ende ndihmë në mënyrë që të vazhdojë trajtimin e shëndetit mendor.

Trailerët e filmave ku luajti ajo:

"What A Girl Wants": 

"Sindey White":

"She's The Man":