Aktori i njohur Tom Hanks, i cili ka 68 vjet, ka një tjetër perspektivë mbi plakjen. Ai ka thënë se nuk do të donte të ishte përsëri 35 vjeç, pavarësisht se e portretizon atë moshë përmes efekteve të teknologjisë në filmin e tij të ri “Here”.
Hanks ka theksuar se ajo periudhë është sfiduese, sepse metabolizmi fillon të ndryshojë dhe “ndikimi i gravitetit bëhet më i dukshëm”, ka shkruar Entertainment Weekly.
Ai beson se është në formë më të mirë tani, duke ia atribuuar këtë faktit se fëmijët e tij janë rritur, bën stërvitje të rregullta dhe ha shëndetshëm dhe bën gjëra që nuk janë të lehta për t'u menaxhuar në moshën 35-vjeçare.
“Jam në formë më të mirë tani, sepse nuk kam fëmijë të vegjël, ata janë rritur. Tash mund të bëj më shumë për veten. Kur je 35 vjeç, jeta ka mjaft pengesa”, ka thënë ai.
Në filmin “Here”, Hanks ribashkohet me regjisorin e “Forrest Gump”, Robert Zemeckis, dhe me Robin Wright, duke portretizuar një çift që përjeton jetën në breza të ndryshëm në të njëjtin shtëpi për një shekull.
Ai shprehu kënaqësi për pamjen e tij të rifreskuar, por ka theksuar se të qenit përsëri i ri nuk është gjithmonë e thjeshtë.
Sfidat fizike dhe emocionale të moshës së mesme, sipas tij, “mund të jenë veçanërisht të vështira, pasi jeta fillon të ngadalësohet”.
Në fund, Hanks duket se e pranon moshën e tij aktuale dhe gjen vlerë në mençurinë dhe stabilitetin që ajo sjell.