Showbiz

TikTokerja shqiptare “ndez rrjetin” me gjestin në koncertin e Dua Lipës

Donjeta Bekteshi

Një TikTokere shqiptare ka nxitur reagime të shumta në media sociale për “veprimin vetjak” në koncertin e Dua Lipës në Australi.  

Dua Lipa shkëlqeu me hitet e saj në koncertin në Melbourne. Por vëmendje mori “vajza me dritë”. Ishte diçka që nxiti reagime të shumta. Në TikTok janë bërë virale pamjet e vajzës që me veprimet e saj dukej se u pengonte të pranishmëve të tjerë në koncert.

Fillimisht videot e saj janë postuar nga disa llogari të tjera që e kanë kritikuar se me dritën e ndezur vazhdimisht u pengonte njerëzve të tjerë afër.

E siç ka shkruar “DailyMail” të enjten, bëhet fjalë për një TikTokere me emër shqiptar e që në këtë rrjet social ka gati 80 mijë ndjekës dhe mbi 2.2 milionë pëlqime. Donjeta Bekteshi ka shkruar në postimet e saj se ka shkuar e vetme në koncert. Ajo në një moment madje ka hyrë edhe live për ndjekësit.  

“Momenti ikonik kur dy mbretëresha shqiptare gati ndanë një skenë”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve-selfie, në të cilat incizonte veten në koncert dhe Dua Lipën duke kënduar në skenë.

“Harrove pjesën që u ke penguar të gjithëve me atë dritën”, i ka thënë një komentues. “Këta njerëz nuk mendojnë larg. Ata nuk brengosen se si sjellja e tyre mund t’u pengojë të tjerëve”, ka thënë një tjetër. “Të kam parë nga afër dhe pengoje aq shumë me atë dritën”, i ka thënë një tjetër.

Pos komenteve negative, TikTokerja shqiptare megjithatë ka pasur edhe mbështetje në komente.

“Kjo ishte e mahnitshme”, i ka shkruar një komentues. “E pash videon që e postuan të tjerët për ty, por mos ta ndien fare. Ke shkëlqyer”, i tha një tjetër.

Për rastin ka shkruar edhe “NyPost”.