Tiffany Haddish u ka kërkuar “kandidatëve” të mundshëm që t’ia dërgojnë asaj një video romantike, në mënyrë që ajo t’i japë fund ”mallkimit” kundër lidhjeve.
Aktorja dhe komediania e pranon se nuk ka qenë në gjendje ta gjejë një mashkull të mirë deri më sot dhe se është lodhur nga romancat me “gangsterë”, kështu që gjatë një paraqitjeje të mërkurën në Today, ajo u bëri thirrje të dashurve potencialë.
"Mund të më dërgoni mesazhe direkte, por ndoshta nuk do t’i shoh nëse nuk ju ndjek", tha ajo. "Do t'ju sugjeroja të bënit video... hashtag, IGotGoodCredit..."

Por ajo i paralajmëron të dashurit potencialë se nuk do të jetë në gjendje t’i fillojë lidhjet deri në fund të nëntorit, sepse "është e zënë", shkruan KOHA Ditore.
Ylli i “Girls Trip” gjithashtu i listoi cilësitë që i duhen nga një mashkull, duke shtuar, "Po e kërkoj një prapavijë të mirë..., dikë me karrierë dhe/ose punë, dikë që duket mirë, sepse nuk dua të zgjohem në mëngjes dhe ta shoh dikë të shëmtuar."