Showbiz

“The last Watch”, dokumentari befasues për fansat e “Game of Thrones”

Foto: Reuters

Derisa fansat mezi presin sezonin e fundit të “Game of Thrones”, HBO-ja pritet t’u bëjë një dhuratë speciale.

Dokumentari “The Last Watch” do të tregojë për zhvillimin e sezonit 8, një befasi për adhuruesit e këtij prodhimi, që do të transmetohet më 26 maj.

Një ndër regjisorët, Miguel Sapochnik, deklaroi se beteja e “Dimrit të Fundit” do të ketë sekuencën më të gjatë të betejave që është xhiruar ndonjëherë dhe do të ketë numrin më të madh të personazheve kryesorë që nga fillimet e tyre, shkruan ATSH.

Ambiciet e finales, të mbledhura në tregimin e eksperiencave më të tmerrshme të jetuara nga aktorët gjatë xhirimeve mund ta bëjnë dokumentarin një event special për adhuruesit e Westeros.

“Game of Thrones: The Last Watch” iu besua Jeanie Finlayt, regjisori që në karrierën e tij numëron dokumentarë si “Seahorse”, “Orion: The Man Who Would Be King” dhe “Pantomime”.