Showbiz

“The Hating Game” filmi i ri i zhanrit komedi dhe romancë

Janë publikuar pamjet e para të komedisë së re romantike, “The Hating Game”, që vjen e bazuar në romanin bestseller me të njëjtin titull të autores, Sally Thorne.

Filmi e rrëfen historinë e Lucy Hutton dhe Joshua Templeton, të cilët për shumë vjet kanë punuar si sekretarë në të njëjtën zyre, pavarësisht se e urrejnë njëri-tjetrin. Por situate ndryshon kur Lucy fillon ta shoh Joshuan në ëndërr.

Në rolet kryesore të filmit vijnë aktorët Lucy Hale, Austin Sowell, Sakina Jaffrey, Corbin Bernsen dhe Micholas Baroudi, kurse regjinë e tij e ka bërë Peter Hutchings.

“The Hating Game” do të filloj së shfaquri për publikun e gjerë nga 10 dhjetori.