The Game është rikthyer me albumin e tij të 10-të, “DRILLMATIC Heart Vs. Mind”, i cili përmban një diss 10-minutësh kundër reperit Eminem, me titull "The Black Slim Shady".
The Game jep një sërë referencash të thella për karrierën, katalogun dhe jetën personale të Eminemit, duke targetuar historinë e tij të varësisë, familjen e tij dhe debatin nëse Eminemi është fajtor për përvetësim kulturor, njoftoi NME.
The Game satirizon rrjedhën e Eminemit në këngën e tij të vitit 2002 “Lose Yourself”, duke thënë: “Ai mori të gjithë miqtë më të zi”, “Ai dëshiron të jetë afrikan”, e të tjera.
Madje ai tallet edhe me disa prej bashkëpunëtorëve të Eminemit, në mesin e të cilëve edhe 50 Cent, Dr. Dre dhe Paul Rosenberg (menaxheri i Eminemit). Ai e përfundon këngën duke e inkurajuar Eminemin që t’ia kthejë dissin.
Në mars, The Game gjatë një paraqitjeje të tij tha se është reper më i mirë se Eminemi.