Kevin Bacon është protagonisti i serialit të ri të zhanrit triler dhe horror, “The Bondsman”, i cili vjen i realizuar nga platforma “Prime Video”.
Në qendër të tregimit të serialit tetë-episodësh është Hub Halloran, një burrë i cili pasi vritet, kthehet në jetë për t’u hakmarrë. Shumë shpejt mëson se është djalli ai që i ka dhënë mundësinë e dytë për të jetuar dhe e ngarkon atë me një mision të ri, që është përndjekja e demonëve dhe kthimi i tyre në ferr.
Në këtë projekt nuk mungon as humori që i zbut sidomos skenat e ngarkuara me situata të rrezikshme dhe të frikshme. Krahas yllit hollywoodian Bacon, pjesë e kastës janë edhe aktorët Jennifer Nettles, Damon Herriman dhe Beth Grant.
“The Bondsman” fillon transmetimin më 3 prill 2025.