Pas vitesh të tëra larg botës njerëzore, vëllezërit heronj, Ninja Turtle, fillojnë përpjekjet t’i fitojnë zemrat e qytetarëve të New Yorkut dhe të pranohen si adoleshentë normalë. Mikesha e tyre e re, April O’Neil, i ndihmon ata ta mposhtin një sindikatë misterioze krimi, por shpejt gjërat marrin tjetër drejtim kur një ushtri mutantësh fillon betejën kundër tyre.
Adhuruesit e filmave “Teenage Mutant Ninja Turtles” janë entuziazmuar për lajmin se superheronjtë e tyre të preferuar, shumë shpejt do të jenë pjesë e ekranit të madh.
Traileri i ri i filmit të animuar jo vetëm që zbulon një numër personazhesh e sekuencash të mbushura me aksion, por edhe një stil të mrekullueshëm arti të frymëzuar nga librat komikë.
“Teenage Mutant Ninja Turtles: Mutant Mayhem” vjen me regjinë e Jeff Rowe, dhe skenar të shkruar nga Brendan O’Brien. Producentët e filmit janë Seth Rogen dhe Evan Goldberg.
Zërat për rolet kryesore, Donatello, Michelangelo, Leonardo dhe Raphael, i huazojnë Micah Abbey, Shamon Brown Jr., Nicolas Cantu dhe Brady Noon.
Në film përfshihen gjithashtu, Jackie Chan si Splinter, Hannibal Buress si Genghis Frog, Rose Byrne si Leatherhead, John Cena si Rocksteady, Ice Cube si Superfly, Natasia Demetriou si Wingnut, Ayo Edebiri si April O’Neil, Giancarlo Esposito si Baxter, Post Malone si Ray Fillet, Paul Rudd si Mondo Gecko, Maya Rudolph si Cynthia Utrom dhe Seth Rogen si Bebop.
“Turtles Teenage Mutant Ninja: Mutant Mayhem” do të lansohet nëpër kinema më 2 gusht 2023.