Hollywood

Të premtet e veçanta të Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones

Çifti i mirënjohur i Hollywoodit, aktorët, Michael Douglas dhe Catherine Zeta -Jones kanë thënë se ditët e premte i kalojnë duke kërcyer.

Aktori ka treguar se ndihet pak i ndrojtur sepse “Catherine di të vallëzojë shumë mirë”.

“Të premteve më pëlqen të lëshoj muzikë e të kërcej. Por jam pak i ndrojtur sepse gruaja ime është valltare e jashtëzakonshme. I kam disa lëvizje që i bëj unë, por ajo më bën të dukem bukur”, ka thënë ylli për revistën People.

Kur u pyet se a e mban mend daljen e fundit me gruan, ai ka thënë se së fundmi kanë darkuar bashkë me shoqen e Catherines, legjendën e komedisë, Carol Burnett dhe burrin e saj Brianin në një restaurant në Santa Barbara.

Ai ka thënë gjithashtu se i pëlqen shumë të luajë golf dhe ndihet i bekuar që edhe gruas së tij i pëlqen ky sport.

“Tani që në shtëpi kemi mbetur vetë, më pëlqen të dalim vetëm ne të dy pa u ndjerë në faj që fëmijët janë duke ndenjur në shtëpi”, ka thënë Douglas.

Michael Douglas është dashuruar në Catherine Zeta-Jonesin pasi e ka parë atë të luante në filmin “The Mask of Zorro”, në vitin 1998. Ata mirëpritën fëmijën e parë dhe u martuan në vitin 2000. Më pas ata kanë edhe një fëmijë.

Doughlas ka edhe një djalë me ish-gruan e tij, Diandra Luker.