Showbiz

Të famshmit që do të performojnë në inaugurimin e Trumpit

Të famshmit që do të performojnë në inaugurimin e Trumpit

Për inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, artistë të njohur do të performojnë në disa ngjarje të planifikuara.

Midis tyre janë Carrie Underwood, grupi muzikor “The Village People” dhe Rascal Flatts.

“Disa nga muzikantët më ikonikë të kombit tonë do të marrin pjesë në kremtimin e inaugurimit. Kjo fundjavë monumentale do të kujtojë fitoren historike të presidentit Trump dhe inaugurimin e 60-të presidencial, me një festë muzikore, uniteti dhe patriotizmi, duke sjellë epokën e re të artë të Amerikës”, thuhet në deklaratën e komitetit që organizon këto ngjarje, raporton ABC News.

Tubimi i fitores “Make America Great Again”

Tubimi i fitores “Make America Great Again” i planifikuar për të dielën do të përfshijë performanca nga këngëtari Kid Rock, grupi “The Village People”, këngëtari i “Achy Breaky Heart”, Billy Ray Cyrus, Greenwood dhe Kori i Universitetit Liberty.

Në një deklaratë nga anëtari i “Village People”, Victor Willis, ka shpjeguar se performimi i grupit në fundjavën e inaugurimit nuk është “përkrahje e politikave të Trumpit”.

“Ne mbështesim faktin që tani kemi një president të ri dhe duhet të i urojmë atij sukses derisa të na japë një arsye për të mos e bërë këtë “, ka thënë Willis.

Ceremonia e betimit 

Ceremonia e betimit të presidentit më 20 janar do të përfshijë këngëtaren e muzikës country Carrie Underwood, e cila që do të këndojë “America the Beautiful” dhe tenorin e operës Christopher Macchio që do të këndojë himnin kombëtar, “The Star-Spangled Banner”. Gjithashtu, Lee Greenwood, i njohur për këngën “God Bless the U.S.A.”. 

“Unë e dua vendin tim dhe jam e nderuar që u ftova të këndoj në inaugurim dhe të jem një pjesë e vogël e këtij eventi historik. Jam e nderuar që t’i përgjigjem thirrjes në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në shpirt uniteti dhe të shohim përpara”, ka thënë Underwod në një deklaratë.

Balloja e Lirisë 

Grupi “The Village People” do të performojnë gjithashtu në ngjarjen Balloja e Lirisë të hënën në mbrëmje, së bashku me këngëtarin e muzikës country Jason Aldean, i njohur për këngët “Dirt Road Anthem” dhe “Try That in a Small Town”, dhe një mysafir muzikor tjetër që do të shpallet më vonë.

Balloja “Commander-in-Chief”

Në ballon “Commander-in-Chief”, që do të mbahet të hënën në mbrëmje, do të performojë grupi Rascal Flatts, i njohur për këngët “What Hurts the Most” dhe “Life Is a Highway”, si dhe talenti i ri Parker McCollum. Këngëtari i grupit Rascal Flatts, Gary LeVox, ka shprehur falënderime në një postim në Instagram më 14 janar, duke thënë se ndihet “i nderuar dhe falënderues përsëri që do të performojë në inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara”.

Balloja “Starlight”

Në ballo, “Starlight”, të hënën në mbrëmje do të performojë këngëtari dhe kantautori Gavin DeGraw, i njohur për këngët “Chariot” dhe “I Don’t Want to Be”.