Showbiz

Taylor Swift dominon në “MTV Video Music Awards”, Dua Lipa fiton një çmim

Taylor Swift, MTV Video Music Awards

Taylor Swift, MTV Video Music Awards

Foto: Associated Press

Dominimi i Taylor Swift vazhdoi edhe këtë vit në “MTV Video Music Awards”, ku ajo mori shtatë çmime - duke përfshirë më të madhin e natës, trofeun për videon e vitit.

Në fjalimin e saj të mërkurën mbrëma, Swift falënderoi "të dashurin e saj, Travis" që ishte në xhirimet e videoklipit "Fortnight" dhe e brohoriti për të. 

"Gjithçka që prek ky njeri kthehet në lumturi, argëtim dhe magji”, është shprehur Swift pak orë pasi kishte deklaruar mbështetjen e saj për kandidaten demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, Kamala Harris, pas debatit të parë që ajo pati me kundërkandidatin e saj republikan, Donald Trump.

Swift, megjithatë, shmangu diskutimin për këtë në skenë. 

Çmimet e Swift-it në “MTV Video Music Awards” të mërkurën e çojnë në 30 numrin e tyre gjatë karrierës së saj si solo artiste, duke e kaluar edhe rekordin që mbante Beyoncen për titullin e muzikantes më të vlerësuar në historinë e VMA-së. Beyonce ka 25 çmime "VMA" si solo artiste, dy si "Destiny's Child", dhe dy me Jay-Z si "Carters".

Eminem është artisti me më shumë VMA, gjithsej 14.

Swift dhe Post Malone morën gjithashtu çmimin e parë televiziv të VMA-ve për bashkëpunimin më të mirë, për "Fortnight", çmim ky që iu dha atyre nga Flavor Flav dhe olimpiani Jordan Chiles.

Swift e filloi fjalimin e saj duke kujtuar të gjithë ata që humbën jetën dhe të dashurit e tyre gjatë 11 shtatorit, 23 vjet më parë.

"Unë thjesht kam menduar për atë që ndodhi 23 vjet më parë, të gjithë ata që humbën një të dashur dhe të gjithë ata që ne i humbëm, kjo është gjëja më e rëndësishme për sot”, ka deklaruar Swift.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur të rrëmbejë çmimin "Best Choreoraphy", ndonëse ishte e nominuar edhe për "Best Pop" të cilin e rrëmbeu Taylor Swift dhe për "Best Cinematography", të cilin e rrëmbeu Ariana Grande.

Chappell Roan fitoi çmimin “MTV Video Music Award” për artistin e ri më të mirë.

“Unë ua dedikoj këtë të gjithë artistëve që më frymëzojnë”, ka thënë ajo në fjalimin e saj.

Gratë dominuan shfaqjen e çmimeve.

Zëri tjetër i popit të vitit 2024, Sabrina Carpenter, fitoi trofeun për këngën e vitit për "Espresso".

“Kjo është vërtet e veçantë”, tha ajo në fjalimin e saj, kushtuar fansave të saj. 

Katy Perry/AP

Katy Perry mori çmimin “Video Vanguard”, duke interpretuar një përzierje me tetë këngë që përfshinin: "Roar", "E.T.", "California Gurls", "Teenage Dream", "I Kissed a Girl", "Firework" dhe "Lifetimes".

Fituesit e mëparshëm të çmimit “Video Vanguard” ishin Shakira, Beyonce, Nicki Minaj, Madonna, Janet Jackson, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Missy Elliott.

Një ushtri me pamje “Slim Shady” e ndoqi Eminemin teksa ai nisi ceremoninë, me një përzierje të hiteve të tij "Houdini" dhe "Somebody Save Me".

Reperja Megan Thee Stallion udhëhoqi mbrëmjen për herë të parë, teksa më vonë edhe performoi. 

Tyla fitoi çmimin “Best Afrobeats”. 

Tyla/AP

LISA e Blackpink, fituesja e çmimit “Best K-pop” u ngjit në skenën e VMA-së për herë të parë si soliste, duke u mbështetur në dy këngët e saj të reja, "New Woman" dhe "Rockstar". 

Shawn Mendes bëri rikthimin e shumëpritur, duke performuar po ashtu gjatë mbrëmjes.

Këngëtarja latine Anitta performoi këngët "Paradise", "Alegria" dhe "Savage Funk", të cilës iu bashkuan në skenë edhe DJ Khaled, Fat Joe dhe Tiago PZK, dhe fitoi çmimin “Best Latin”. 

Në mesin e performuesve të mbrëmjes ishin edhe këngëtarja Camilla Cabello dhe Lenny Kravitz, i cili dëshmoi se rock-u nuk ka vdekur me "Are You Gonna Go My Way", "Human" dhe më në fund "Fly"

Edicioni i 40-të i “VMA” është mbajtur në UBS Arena në Long Island të Nju Jorkut.

Gjatë gjithë natës, MTV iu kthye historisë 40-vjeçares të ceremonisë, duke përfshirë paraqitjen e famshme të Britney Spears me piton vite më parë, e të rikthyer nga Megan Thee Stallion dhe performancën e Madonna-s "Like A Virgin".

Lista e plotë e fituesve:

Video of the Year  

Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)”
Billie Eilish – “Lunch”
Doja Cat – “Paint the Town Red”
Eminem – “Houdini”
SZA – “Snooze”
Fitues: Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”

Artist of the Year

Ariana Grande
Bad Bunny
Eminem
Sabrina Carpenter
SZA
Fitues: Taylor Swift

Song of the Year

Beyoncé – “Texas Hold 'Em”
Jack Harlow – “Lovin on Me”
Kendrick Lamar – “Not Like Us”
Fitues: Sabrina Carpenter – “Espresso”
Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”
Teddy Swims – “Lose Control”

Best New Artist

Benson Boone
Fitues: Chappell Roan
Gracie Abrams
Shaboozey
Teddy Swims
Tyla

Song of Summer

Ariana Grande — "We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)"
Benson Boone — "Beautiful Things"
Billie Eilish — "Birds of a Feather"
Chappell Roan — "Good Luck, Babe!"
Charli XCX & Billie Eilish — "Guess" featuring Billie Eilish
Eminem — "Houdini"
Future, Metro Boomin & Kendrick Lamar — "Like That"
GloRilla, Megan Thee Stallion — "Wanna Be"
Hozier — "Too Sweet"
Kendrick Lamar — "Not Like Us"
Post Malone feat. Morgan Wallen — "I Had Some Help"
Sabrina Carpenter — "Please Please Please"
Shaboozey — "A Bar Song (Tipsy)"
SZA — "Saturn"
Fitues: Taylor Swift feat. Post Malone — "Fortnight"
Tommy Richman — "Million Dollar Baby"

MTV Best Push Performance of the Year:

August 2023: Kaliii – “Area Codes"
September 2023: GloRilla – "Lick or Sum"
October 2023: Benson Boone – "In the Stars"
November 2023: Coco Jones – "ICU"
December 2023: Victoria Monét – "On My Mama"
January 2024: Jessie Murph – "Wild Ones"
February 2024: Teddy Swims – "Lose Control"
March 2024: Chappell Roan – "Red Wine Supernova"
April 2024: Flyana Boss – "Yeaaa"
May 2024: Laufey – "Goddess"
June 2024: Le Sserafim – "Easy"
July 2024: The Warning – "Automatic Sun"

Best Collaboration

Drake ft. Sexyy Red & SZA – “Rich Baby Daddy “
GloRilla, Megan Thee Stallion – “Wanna Be”
Jessie Murph ft. Jelly Roll – “Wild Ones”
Jung Kook ft. Latto – “Seven”
Post Malone ft. Morgan Wallen – “I Had Some Help”
Fitues: Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”

Best Pop

Camila Cabello
Dua Lipa
Olivia Rodrigo
Sabrina Carpenter
Tate McRae
Fitues: Taylor Swift

Best Hip-Hop

Drake ft. Sexyy Red & SZA – “Rich Baby Daddy“
Fitues: Eminem – “Houdini”
GloRilla – “Yeah Glo!”
Gunna – “Fukumean”
Megan Thee Stallion – “Boa”
Travis Scott ft. Playboi Carti – “Fe!n”

Best R&B

Alicia Keys – “Lifeline”
Muni Long – “Made For Me”
Fitues: SZA – “Snooze”
Tyla – “Water”
Usher, Summer Walker, 21 Savage – “Good Good”
Victoria Monét – “On My Mama”

Best Alternative

Fitues: Benson Boone – “Beautiful Things”
Bleachers – “Tiny Moves”
Hozier – “Too Sweet”
Imagine Dragons – “Eyes Closed”
Linkin Park – “Friendly Fire”
Teddy Swims – “Lose Control (Live)”

Best Rock

Bon Jovi – “Legendary”
Coldplay – “Feelslikeimfallinginlove”
Green Day – “Dilemma”
Kings of Leon – “Mustang”
Fitues: Lenny Kravitz – “Human”
U2 – “Atomic City”

Best Latin

Fitues: Anitta – “Mil Veces”
Bad Bunny – “Monaco”
Karol G – “Mi Ex Tenía Razón”
Myke Towers – “Lala”
Peso Pluma & Anitta – “Bellakeo”
Rauw Alejandro – “Touching the Sky”
Shakira & Cardi B – “Puntería”

Best Afro-Beats

Ayra Starr ft. Giveon – “Last Heartbreak Song”
Burna Boy – “City Boys”
Chris Brown ft. Davido & Lojay – “Sensational”
Tems – “Love Me JeJe”
Fitues: Tyla – “Water”
Usher, Pheelz – “Ruin”

Best K-pop

Jung Kook ft. Latto – “Seven”
Fitues: Lisa – “Rockstar”
NCT Dream – “Smoothie”
NewJeans – “Super Shy”
Stray Kids – “Lalalala”
Tomorrow x Together – “Deja vu”

Video for Good

Alexander Stewart – “If Only You Knew”
Fitues: Billie Eilish – “What Was I Made For (From the Motion Picture Barbie)”
Coldplay – “Feelslikeimfallinginlove”
Joyner Lucas & Jelly Roll – “Best for Me”
Raye – “Genesis.”
Tyler Childers – “In Your Love”

VMAs Most Iconic Performance

Beyoncé — "Love on Top"
Eminem — "The Real Slim Shady / The Way I Am"
Fitues: Katy Perry — "Roar"
Lady Gaga — "Paparazzi"
Madonna — "Like a Virgin"
Madonna, Britney Spears, Christina Aguilera, Missy Elliott — "Like a Virgin / Hollywood"
Taylor Swift — "You Belong With Me"

Best Direction

Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Directed by Christian Breslauer
Bleachers – “Tiny Moves” – Directed by Alex Lockett & Margaret Qualley
Eminem – “Houdini” – Directed by Rich Lee
Megan Thee Stallion – “Boa” – Directed by Daniel Iglesias Jr.
Sabrina Carpenter – “Please Please Please” – Directed by Bardia Zeinali
Fitues: Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight”

Best Cinematography

Fitues: Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” - Cinematography by Anatol TrofimovCharli XCX – “Von Dutch” - Cinematography by Jeff Bierman
Dua Lipa – “Illusion” - Cinematography by Nikita Kuzmenko
Olivia Rodrigo – “Obsessed” – Cinematography by Marz Miller
Rauw Alejandro – “Touching the Sky” - Cinematography by Camilo Monsalve
Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” - Cinematography by Rodrigo Prieto

Best Editing

Anitta - “Mil Veces” – Editing by Nick Yumul
Ariana Grande – “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)” – Editing by Luis Caraza Peimbert 
Eminem – “Houdini” – Editing by David Checel
Lisa– “Rockstar” – Editing by Nik Kohler 
Sabrina Carpenter – “Espresso” – Editing by Jai Shukla
Fitues: Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Editing by Chancler Haynes

Best Choreography

Bleachers – "Tiny Moves" - Choreography by Margaret Qualley
Fitues: Dua Lipa – “Houdini” – Choreography by Charm La'Donna
Lisa – “Rockstar” – Choreography by Sean Bankhead
Rauw Alejandro – “Touching the Sky” – Choreography by Felix ‘Fefe’ Burgos
Tate McRae – “Greedy” – Choreography by Sean Bankhead
Troye Sivan – “Rush” – Choreography by Sergio Reis, Mauro Van De Kerkhof

Best Visual Effects

Ariana Grande – “The Boy Is Mine” – Visual Effects by Digital Axis
Fitues: Eminem – “Houdini” – Visual Effects by Synapse Virtual Production, Louise Lee, Rich Lee, Metaphysic, Flawless Post
Justin Timberlake – “Selfish” – Visual Effects by Candice Dragonas
Megan Thee Stallion – “Boa” – Visual Effects by Mathematic
Olivia Rodrigo – “Get Him Back!” – Visual Effects by Cooper Vacheron, Preston Mohr, Karen Arakelian, Justin Johnson
Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” – Republic Records – Visual Effects by Parliament

Best Art Direction

Charli XCX – “360” – Art Direction by Grace Surnow
Lisa - “Rockstar” – Art Direction by Pongsan Thawatwichian
Fitues: Megan Thee Stallion - “Boa” – Art Direction by Brittany Porter
Olivia Rodrigo – “Bad Idea Right?” – Art Direction by Nicholas des Jardins
Sabrina Carpenter – “Please Please Please” – Art Direction by Nicholas des Jardins