Showbiz

Taylor Swift befason disa fëmijë në një spital

Taylor Swift

Taylor Swift

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Taylor Swift, ka befasuar disa fëmijë përmes në një vizitë në spitalin e fëmijëve “Children's Mercy” në Kansas. 
Këngëtarja e hitit “Shake It Off”, që me 13 dhjetor festoi ditëlindjen e 35-të, ka vizituar pacientët dhe stafin e spitalit, dhe ka bërë fotografi e u ka shpërndarë dhurata, ka raportuar revista People.

Një infermiere e spitalit ka shpërndarë një fotografi të Taylor duke buzëqeshur me stafin.

“Taylor Swift ishte në qendrën tonë! Dita më e mrekullueshme ndonjëherë!!!”, ka shkruar infermierja.

Një tjetër postim në Facebook nga një grua me emrin Anita Belt e tregon Swiftin duke vizituar një pacient të quajtur Rylie dhe duke i dhuruar asaj një kopje të nënshkruar të librit të saj për turneun “Eras Tour”.

“Faleminderit Taylor Swift që solle kaq shumë gëzim për Rylie sot!! Më e mrekullueshmja ishte ta shihje duke buzëqeshur dhe duke krijuar kujtime!”, ka shkruar Belt.

Në një foto tjetër, Taylor po buzëqeshte me një pacient dhe mbante një batanije me mbishkrimin “Go Taylor's Boyfriend”, një referencë për yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, të dashurin e këngëtares.

Një grua tjetër, Melissa Nuzum, ka ndarë një fotografi në rrjetin social Facebook ku Swift shfaqet me një pacient të quajtur Baylee, e cila lavdëron yllin për befasinë e papritur që i bëri fëmijës.

“Taylor Swift vizitoi fëmijët që janë në spital sot dhe Baylee u zgjodh pasi ajo kërkon këngët e Taylor gjatë procedurave të dhimbshme”, ka shkruar ajo

Ajo e ka quajtur “fantastike” këngëtaren, duke thënë se përveç bukurisë, ajo ishte e dashur e e sjellshme.

“I dha Baylees një kopje të nënshkruar të librit të saj të ‘Eras Tour’ dhe pranoi një dhuratë nga Baylee”, shkruar tutje Nuzum.

Në fund, Taylor me këngën "Bad Blood", bëri një video për rrjetin spocial TikTok.

Një video tjetër tregon stafin e spitalit duke i uruar këngëtares një ditëlindje të lumtur teksa ajo po e përfundonte vizitën.