Këngëtarja e njohur Taylor Swift, e ka befasuar një nga adhurueset e saj, të cilën e ka takuar gjatë një vizite në spital, me një set 5000 dollarësh nga brendi i njohur i veshjeve “MiuMiu”.
35 vjeçja e befasoi pacienten e spitalit “Children’s Mercy”, në të cilin shkoi në vizitë para disa ditësh dhe ishte takuar me një vajzë të vogël të quajtur Naya, ka raportuar FemaleFirst.
VIDEO:
Taylor Swift presenteou uma das pacientes do Children's Mercy Hospital com a MESMA ROUPA que ela usou no dia da visita!
— Taylor Swift Brasil (@taylorswiftbr) December 22, 2024
Na ocasião, Naya contou para Taylor que tinha adorado a sua roupa. 🥺
pic.twitter.com/GDTcoWAUsU
Vajza që e kishte komplimentuar këngëtaren për veshjen, ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Tiktok, ku ka bërë të ditur se Swift i ka dërguar një pako speciale.
“Më duket vetja sikur jam Taylor Swift tash”, ka shkruar Naya, e cila në video ka shpalosur se idhulli i saj i ka dërguar një set me minifund e bluzë nga brendi i njohur “MiuMiu”.
Pakos, Swift ia kishte bashkangjitur edhe një kartolinë ku kishte shkruar “T’i kam blerë ca gjëra, shpresoj të të pëlqejnë. Gëzuar Krishtlindja. Dashuri nga Taylor”.
Ylli, në kartolinë gjithashtu kishte shkruar se i ka pëlqyer shumë takimi më Nayan dhe se ajo është shumë e këndshme pasi e kishte komplimentuar për veshjen.
Swift i ka dërguar dhuratë 600-dollarëshe edhe një tjetër fëmije, të quajtur Dyson Airwrap, të cilit i kishte shkruar “në rast se nuk vjen baba dimri... Dashuri nga Taylor Swift”.
Gjatë vizitës së saj në spital, fituesja e çmimit Grammy, kishte shpërndarë librat e saj “Eras Tour” të firmosur nga vetë ajo.
Shumë punonjës të spitalit parën ndarë video e fotografi nga ngjarja në fjalë.
“Taylor Swift ishte në vizitë në klinikën tonë”, pati shkruar një nga infermieret.