Travis Kelce ka zbuluar një nga pseudonimet e tij për të dashurën, Taylor Swift.
Lojtari 34-vjeçar i Ligës së Futbollit Amerikan (NFL) i është referuar partneres së tij, superyllit të popit si "Tay Tay" ndërsa po fliste për paraqitjen e tij befasuese në një nga koncertet e saja në Wembley Stadium, në kuadër të turneut botëror “Eras Tour” në qershor.
Ai ka thënë për “Rich Eisen Show” se "Taylor e dinte se kur janë dritat ndezur, ai argëtohet”.
"Ajo më vuri në një pozicion ku nuk duhej të bëja shumë që të kishte sukses. Ajo më vendosi në një pjesë vërtet komode të shfaqjes dhe unë isha aty për të mos prishur asgjë”, është shprehur Travis.
Lojtari i Kansas City Chiefs thotë se krijuesja e hitit "I Knew You Were Trouble" donte të sigurohej që ai të ishte i qetë duke qenë prezent në shfaqjen e saj.
“Padyshim që kishte diçka shtesë si: Prit, a je i sigurt që dëshiron ta bësh këtë?” Por kjo ishte shumë argëtuese për këtë, dhe ju e dini, unë jam gjithmonë i gatshëm të argëtohem në skenë me Tay Tay”.
Travis së fundmi zbuloi se i kishte thënë Taylorit se donte të dilte para turmës me një motoçikletë.
“Fillimisht ia përmenda Tay-t. I thash kështu: Sa qesharake do të ishte sikur të hipja në një nga biçikletat e epokës 1989?".
Travis ka thënë se pavarësisht se Taylor qeshi me idenë në fillim, ajo më pas pyeti se a do të ishe seriozisht gati për të bërë diçka të tillë.