Shtëpia filmike, “Lionsgate” ka arritur marrëveshje me aktoren e njohur të Hollywoodit, Sydney Sweeney dhe është në negociata finale me aktoret e famshme, Amanda Sayfried, që të marrin role për filmin “The Housemaid”, regjinë e të cilit do ta bëjë Paul Feig.
Skenarin e filmit e ka shkruar Rebecca Sonnenshine, bazuar në novelën bestseller të Freida McFadden, shkruan “Deadline”
Regjisor do të jetë Todd Lieberman nga produksioni Hidden Pictures ndërkohë që Sweeney dhe Seyfried do të shërbejnë edhe si producente ekzekutive përkrah Alex Young dhe McFadden.
Në film, Sweeney do të luajë rolin e Milliet, një grua me telashe, së cilës i lehtësohen punësohet si mirëmbajtëse te një çift i pasur, Andrew dhe Nina (rolin e të cilës e luan Seyfried). Ajo pastaj mëson se sekretet e kësaj familje janë shumë më të rrezikshme se ato të sajat.
“Jam shumë i lumtur. Producenti është shumë i mirë, aktorët janë shumë të mirë, skenari është shumë i mirë pasi një libër si ky, është një fillim i mrekullueshëm. Eksperienca ime e mëparshme e punës me Paulin e Amandan ishte e mrekullueshme dhe Sydney është mjaft e talentuar”, ka thënë Adam Fogelson, drejtor i “Lionsgate”.
Novela në fjalë ka qenë në listën bestseller të “New York Times” për më shumë se 75 javë dhe ende është duke qëndruar aty, ndërkohë që në Amazon ka 98 javë që po qëndron në këtë listë.
“Pjesa më argëtuese e leximit të librit ishte ajo kur mendoje se kush do t’i luante këto personazhe dhe Sydney Sweeney e Amanda Seyfried janë perfekte për t’i luajtur rolet përkatëse Millie dhe Nina. Të dyja janë misterioze dhe jashtëzakonisht të talentuara për tu bërë karaktere, të cilat nuk tregojnë menjëherë gjithçka nga vetja”, ka thënë Erin Westerman, bashkë udhëheqëse në “Lionsgate”.
Ajo ndër të tjera ka cekur se ajo dhe kolegët e saj janë më se të entuziazmuar për të filluar punën në këtë film.