Showbiz

“Sunny Hill Festival” zbret çmimin e biletave për miqtë e “Believers”

Festivali Sunny Hill

“Sunny Hill Festival” ka njoftuar pesë ditë para nisjes së edicionit të sivjetmë, për zbritje të çmimit të biletave për miqtë e atyre që i kanë blerë ato në fazën e parë të shitjes – të quajtur si “believers”.

Ndjekësit e përvitshëm të festivalit, ata që kanë blerë biletat “believer” që në ditët e para të shitjeve, tashmë kanë marrë një mesazh të veçantë nga organizatorët. 

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, të gjithë blerësve të tiketave “believer” u është dërgua një kod, të cilin mund ta ndajnë me 4 persona në mënyrë që ata të përfitojnë 40% zbritje për biletë. 

Në fazën e parë biletat kushtonin 100 euro. Aktualisht çmimi i tyre është 200 euro, para zbritjes.

Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistëve që do të performojnë. Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj.  

Nuk do të mungojnë as artistët vendorë si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj.  

Edicioni i sivjetmë mbahet prej 25 –28 korrik në Bërnicë të poshtme në “Sunny Hill Park”. Biletat mund të blihen në uebfaqe të festivali: