Masat e sigurisë po shtrëngohen për garën e këngës së Eurovisionit në Malmo të Suedisë, me demonstrata të mëdha të planifikuara në kohën e ngjarjes.
Policia dhe organizatorët kanë thënë se janë shumë mirë të përgatitur dhe shpresojnë se ngjarja do të shkojë mirë, shkroi BBC.
Gara e sivjetme përcillet nga një sërë kritikash për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të luftës në Gaza.
Suedia tashmë përballet me sfida sigurie dhe Malmo pret që të ketë sigurinë më të lartë ndonjëherë.
Deri në 100,000 vizitorë pritet të arrijnë në qytetin suedez.
Është hera e tretë që Malmo bëhet nikoqir i festivalit të këngës, pas fitores së këngëtares suedeze Loreen vitin e kaluar me këngën “Tattoo”.
Forcat janë thirrur nga e gjithë Suedia, me përforcime nga Danimarka dhe Norvegjia. Policia suedeze zakonisht është e armatosur, por disa zyrtarë do të mbajnë armë më të rënda si masë paraprake.