Showbiz

Stilisti i njohur amerikan thyen heshtjen, mohon akuzat për sulme seksuale

Stilisti i njohur amerikan, Alexander Wang, ka thyer heshtjen dhe ka mohuar akuzat për sulme seksuale, që u bënë ndaj tij nga disa djem, kryesisht modelë.

Përmes një deklarate zyrtare, stilisti i ka konsideruar akuzat krejtësisht absurd, shkruan a2neës të hënën.

“Gjatë ditëve të fundit, unë kam marrë akuza të pabaza false në një mënyrë groteske. Prentedimet janë përforcuar padrejtësisht nga adresat e rrjeteve sociale famëkeqe për postime të materialeve shpifëse nga burime anonime, me zero prova për kontrollin e fakteve”, tha ai.

Personat që pretendojnë se janë abuzuar prej tij, kanë treguar historitë e tyre në Tik-Tok, Instagram dhe Twitter. Mes akuzave ka pretendime se Wang i drogonte dhe i detyronte të dehen në festa dhe më pasi i shtynte të ekspozojnë organet gjenitale.

I pari që foli publikisht kundër tij ishte modeli Owen Mooney, duke thënë se Wang e kishte prekur atë pa dëshirën e tij, në një klub nate në vitin 2017, në Nju-Jork.

Wang është prej dizajnërëve të njohur të botës së modës. Është drejtor kreativ në firmën e njohur të veshjeve të shtrenjta Balenciaga.