Showbiz

Starbucks “arrin” në “Game of Thrones”

 

Në episodin e katërt të serisë “The Games of Thrones”, shikuesit e vunë re një lëshim. Në skenën me Kit Harrington (32), i cili e luan Jon Show dhe Emilia Clarke (32), e cila e ekranizon Daenerysin, në xhirim është gjetur edhe një gotë e Starbucks.

Ky gabim është përhapur në rrjetet sociale, ndërsa adhuruesit e serisë janë të zemëruar, pohojnë ata, sepse seria është xhiruar dhe montuar pa kujdes.

“Thjesht gota e Starbucks është në tavolinë. Çfarë dreqin? Gjashtë episode u xhiruan për dy vjet”, – ishin të zemëruar adhuruesit e serisë.

“Si ka mundur t’iu ikë kjo?”, - pyetën ata.

Adhuruesit e serisë, të cilët e pritën gjatë sezonin e tetë, nuk janë të vetmit të cilët e vërejtën gabimin.

“Nuk e kam shikuar asnjëherë "The Game of Thrones", por jam shumë i lumtur që Mbretëria më në fund ka Starbucks”, – komentoi përdoruesja e Twitterit, përcjell KOHA Ditore.

Ndërkohë HBO-ja ka treguar që Daenerys kishte porositur një çaj bimor dhe gota thjesht ishte harruar aty. Në një prononcim për “Variety”, Hauke Richter, drejtor artistik i “Game of Thrones” ka theksuar që nuk është e pazakontë që objekte të tilla të ngelen apo “harrohen” të pavërejtura në setet e xhirimit të filmave dhe serive.