Seria është më shumë se një shfaqje mesatare distopike. Pa zbuluar shumë detaje, depërton shkëlqyeshëm në motivimet personale prapa secilit garues që vë jetën në rrezik për paratë, krejt vullnetarisht, që në këtë gjë detyrohen nga një regjim apo personazh negativ i stilit të filmit “Jigsaw”. Në fakt, lojtarët mund të votojnë për të ndalur lojën e tmerrshme nëse shumica pajtohet të humbasë paratë. Mund të merret me mend se si vendosin ata kur bëhet fjalë për paratë
Çfarë loje me letra do të luanit nëse jeta do të varej nga ajo?
Kjo është pyetja që po bëhet në ditët e fundit nga njerëzit që kanë shikuar serinë e re “Squid Game”, që po transmetohet në platformën e shërbimeve Netflix. Është një seri që ngre shumë pyetje në lidhje me shoqërinë, moralin dhe konkurrencën – duke mbajtur për krevati njerëzit edhe në pikëpamjen ekstreme për atë që i detyron ata të vazhdojnë të luajnë.
Në shikim të parë, “Squid Game” duket se u shkon hapave të filmave, serive dhe lojërave të tjera që janë nxjerrë nga libri i vitit 2000 i kthyer në film “Battle Royale”.
Një grup i madh i të panjohurve hidhet në një betejë të ashpër për mbijetesë që përcaktohet në lojëra të tmerrshme. Në këto lojëra ata duhet të përdorin mendjen dhe aftësitë fizike për të tejkaluar raundet që sa vijnë e bëhen më vdekjeprurëse. Çmimi i lojës? Jeta dhe një tubë e madhe parash.
Megjithatë, seria “Squid Games” është më shumë se një shfaqje mesatare distopike. Pa zbuluar shumë detaje, depërton shkëlqyeshëm në motivimet personale prapa secilit garues që vë jetën në rrezik për paratë, krejt vullnetarisht, që në këtë gjë detyrohen nga një regjim apo personazh negativ i stilit të filmit “Jigsaw”.
Në fakt, lojtarët mund të votojnë për të ndalur lojën e tmerrshme nëse shumica pajtohet të humbasë paratë. Mund të merret me mend se si vendosin ata kur bëhet fjalë për paratë.
“Squid Game” është e mbushur me komente për shoqërinë moderne, pabarazinë në pasuri dhe moralin njerëzor, tema për të cilat nuk po diskutohet fort. Mirëpo seria nga Koreja e Jugut ka edhe pak satirë për mënyrën se si luhen lojërat, qofshin ato popullore ose të tavolinës.
Secili raund i kësaj gare fiktive është lojë e fëmijëve nga Koreja e Jugut. Janë lojëra të cilat garuesve u duken familjare për shkak të rolit që patën në fëmijërinë e tyre.
Nuk ka ndjenjë kompleksiteti si në filmin “Saw” të Rube Goldbergut, apo një kampion debatesh si në serinë e filmave “The Hunger Games”.
Garuesit mund të jenë të mençur, të fuqishëm, të dobët, por gjithsesi të gjithë kanë mundësinë të fitojnë. Hiletë mund të kenë efekt përderisa lojtari u përmbahet rregullave. Vënia në rrezik për diçka kaq të përditshme shton edhe më shumë dramën në “Squid Game” dhe bazon aspektet më të larta. Në të njëjtën mënyrë, lojërat më të njohura të tavolinës kanë fuqinë që edhe vendimet për jetë a vdekje të duken shumë më të lehta.
Seria “Squid Game” e zmadhon këtë ndjenjë të thjeshtë në superlativën e saj dramatike, duke reflektuar në lojërat që luhen nga fëmijët e deri te mijëra të rritur që luftojnë për jetën e tyre duke luajtur po të njëjtat lojëra.
Ajo që dikur dukej si betejë për jetë a vdekje, në këtë seri bëhet njëmend e tillë. Nuk është për habi kur garuesit tentojnë të bëjnë hile (ani pse kjo mund të ketë pasoja fatale), të bashkëpunojnë në avantazhin e tyre veçqë konkurrenti tjetër të humbasë, ose përpiqen të bëjnë strategji brenda dhe jashtë rregullave që u janë dhënë.
Në një epokë të “reality-show” me lojërat e njohura si ‘Ticket to Ride” e deri tek “Uno”, që shpalosen nëpër televizorë, diku tjetër garuesit e vërtetë po luajnë në skenat e mëdha për çmime më të mëdha.
Krejt seria nxit pyetjet: Pse luajmë? A ia vlen çmimi që paguajmë për të fituar?
Në “Squid Game” loja mund të ndryshojë, por rregullat e pashprehura mbeten të njëjta – fitorja ose humbja janë më pak të rëndësishme sesa mënyra se si arrini deri tek ato.