Showbiz

Spotify largon këngën e Kanye West dhe Ty Dolla $ign

Platforma për transmetimin e këngëve “Spotify” ka larguar këngën “Good (Don’t Die)”, e cila është pjesë e albumit të ri “Vultures” të reperit kontrovers Kanye West, në bashkëpunim me artistin Ty Dolla $ign.

“Billboard” ka raportuar se platforma largoi këngën pasi një pjesë e saj është marrë nga kënga “I Feel Love” që artistja Donna Summer e kishte bërë në vitin 1997.

Reperët fillimisht kishin kërkuar leje nga Donna për përdorim të një pjese të këngës së saj, po ajo nuk ka pranuar.

Pastaj Kanye e Ty e rikrijuan atë pjesë duke e shtyrë dikë tjetër ta këndojë apo duke përdorur IA.

Vetëm disa orë pasi Vultures u transmetua në “Spotify”, Donna u ankua përmes një deklarate në Instagram, ankesë pas të cilës platforma largoi këngën.

Të premten e kaluar, ylli Ozzy Osborne, ish anëtar i grupit “Black Sabbath”, ka bërë një ankesë të ngjashme me Donnan, duke thënë se Kanye i ka kërkuar leje për përdorim të një pjese të një kënge të tij. Kërkesë këtë që Ozzy tha se ia refuzoi për shkak se Kanye është antisemitist.

Gruaja e Ozzyt, Sharon Osborne më pas ka thënë se familja e saj nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me Kanye Westin.

Albumi “Vultures 1” është i pari projekt që Kanye publikon pas një sërë komentesh antisemitike që ka bërë, gjë që bëri bashkëpunëtorët e tij të distancohen.