Showbiz

Spacey pranon se “ka bërë shumë prekje” në të kaluarën

Kevin Spacey

Aktori Kevin Spacey ka pranuar se në të kaluarën ka bërë “prekje seksuale në një mënyrë që nuk e ka ditur se nuk ju pëlqenin”.

64-vjeçari amerikan në një intervistë për programin e Pierse Morganit ka thënë se vazhdon të përballet me “të qenit shumë prekës” në të kaluarën.

Ai ka thënë se ka dashur të jetë shumë “xhentil” në disa raste e për të tjerat i ka cilësuar “shumë, shumë sjellje të këqija”. Megjithatë ka shtuar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të rreme.

Ylli i “House of Cards” ka nisur të qante kur tregoi se po detyrohet të shesë pronat për shkak të borxheve që i ka.

“Më duhet të shkoj në Baltimore dhe t’i vë të gjitha gjërat e mia në shitje. Nuk jam i sigurt ku do të jetoj tani”, ka thënë Spacey për “Piers Morgan Uncensored”.

I pyetur nga Morgani se përse po e shet shtëpinë, Spacey u përgjigj “sepse nuk mund t’i paguaj faturat që i kam borxh”.

Ai ka thënë se në disa raste ka menduar bankroton, por ka shtuar se deri tash ia ka dalë të mbijetojë edhe pse ka përsëritur se më nuk ka asnjë cent. Ka deklaruar se borxhi i tij është disa milionësh.

Karriera e yllit amerikan mori teposhtëzën më 2017 pas raportimeve për sjellje të pahijshme. Vitin e shkuar ai u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat për sulm seksual ndaj katër burrave në periudhën mes 2001-2013 pas një gjyqi në Londër dhe më 2022 një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhi poshtë padinë ndaj tij. 

Spacey aktualisht është i përfshirë në një tjetër rast, që po ashtu e mohon se më 2008 ka sulmuar seksualisht një burrë.

Spacey ka fituar çmimin Oscar për aktorin më të mirë në “American Beauty më 2000” dhe për aktorin më të mirë në rol dytësor në “The Usual Suspects” më 1995. Pas akuzave atij iu ndalua përfshirja në disa role.