Showbiz

Sophie Turner merr pushim për t'u përqendruar tek shëndeti mendor

Ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner, merr pushim nga aktrimi pas përfundimit të hit serisë për t'u përqendruar në shëndetin e saj mendor.

23-vjeçarja u shfaq në podcastin televiziv të Apple të gurusë për ndihmë dr. Phil McGraw, “Phil in the Blanks”, të martën, dhe e pranoi se po largohet nga qendra e vëmendjes për pak kohë.

"Unë në fakt jam ende në pushim", i tha ajo dr. Phil. "Mora pushim nga puna për t'u përqendruar në shëndetin tim mendor, sepse mendova se kjo ishte e rëndësishme. Kështu që mbes me këtë dhe do të dal në shtyp për sezonin e fundit të ‘Game Of Thrones’ dhe të një filmi që e bëra që titullohet ‘Dark Phoenix’. Filmi më i ri i X-Men do të dalë në qershor, prandaj jam duke u përgatitur për turneun e madh mediatik për këtë".

Aktorja, e cila luan Sansa Stark në TV, mund t’i zgjasë pushimet e saj nëse realizohet ëndrra e saj për t'u bërë police.

"Dua të bëj shumë gjëra, dhe jo vetëm në botën e filmit", shpjegoi ajo. "Për momentin e kam një dëshirë të zjarrtë të shkoj në akademinë policore dhe të bëhem police.

"Jam e fascinuar nga krimi dhe fakti se pse njerëzit bëjnë diçka dhe procesin e marrjes në pyetje dhe si mund t'i manipuloni fjalët në mënyrë që ta bëni dikë të rrëfehet, kjo më intereson".

Sophie gjithashtu duhet ta planifikojë një martesë të madhe - ajo do të bëhet nusja e tretë e vëllezërve Jonas më vonë këtë vit, kur t’i shkëmbejë zotimet me të fejuarin Joe Jonas. Ylli i popit i propozoi asaj vitin e kaluar.

Aktorja e falënderoi bashkëshortin e saj të ardhshëm që e shpëtoi atë nga depresioni i cili e bëri atë të mbyllej, si rezultat i së cilit ajo urrente të shoqërohej me miqtë, shkruan KOHA Ditore.

"Madje edhe miqtë e mi më të mirë nuk doja t'i shihja ata...", tha ajo. "Do të qaja vazhdimisht. Vetë fakti që duhej të ndërrohesha dhe të vishja rroba, thosha, 'Nuk mund ta bëj këtë. Nuk mund të dal jashtë. Nuk kam çfarë të bëj'.”