Showbiz

Sophie Turner e pranon që ka eksperimentuar me femra

Sophie Turner ka lënë të kuptohet se i ka pasur disa lidhje seksuale me gjininë e njëjtë derisa po rritej.

Ylli 22 vjeçar i “Game of Thrones” e justifikoi vendimin e saj për pranimin e propozimit të Joe Jonas në 2018 në një intervistë të re për “Rolling Stone”, kur zbuloi pak për të kaluarën e saj të fshehtë.

Duke këmbëngulur se kurrë nuk e kishte menduar se ishte shumë e re për ta planifikuar një martesë, aktorja britanike thotë: "Ndihem sikur jam shumë më e vjetër në shpirt se që jam në moshë. Ndihem sikur kam jetuar mjaftueshëm për të ditur. Kam takuar mjaft meshkuj për ta ditur. Kam takuar mjaft vajza për ta ditur..."

Sophie vazhdoi me komentin e saj "Kam takuar mjaft vajza", duke deklaruar, "Të gjithë eksperimentojnë. Është pjesë e rritjes. E dua shpirtin, jo gjininë", shkruan KOHA Ditore.

Aktorja gjithashtu e pranoi se "po përgatitej që të jetë ‘single’ për pjesën tjetër të jetës" para se ta takonte Jonasin dhe e kuptoi se ai ishte shpirti i saj binjak.

Por para se ta fillonin lidhjen, Turner i pëlqente vetëm një yll i popit - Justin Bieber, dhe ajo e pranon se simpatia e saj për të e ndihmoi të përballej me karakterin e saj naiv të “Game Thrones”, Sansa Stark.