Disa burime i kanë thënë gazetës "Variety" se këngëtarët, Billie Eilish e Snoop Dog, si dhe grupi Red Hot Chili Peppers pritet të performojnë gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Paris të dielën.
Producenti Ben Winston, për të cilin ceremonitë e performancat live nuk janë të panjohura, pasi është producent edhe në ngjarjen e ndarjes së çmimeve Grammy, është duke u koordinuar me producentët francezë për të organizuar ceremoninë mbyllëse, shkruan Variety.
Tensioni është i lartë kur bëhet fjalë për përfrmancat live pas asaj që ndodhi në Vjenë të Austrisë, pasi policia austriake njoftoi se ka parandaluar një sulm terrorist para koncertit tre netësh që kishte planifikuar të mbante këngëtarja Taylor Swift.
Në ceremoninë përmbyllëse, performuesit nga Los Angelesi pritet të ndiqen nga disa akrobaci që do t’i bëjë aktori i njohur Tom Cruise, lajmi për të cilin është bërë i ditur gjatë kësaj jave.
Sipas Variety nuk është e vështirë të dihet se pse janë zgjedhur Billie, Snoop e grupi Chili Peppers.
Billie, e cila gjatë dekadës së fundit është bërë sensacion, pas koncertit që mbajti në vitin 2021 me titull “Happier then Ever: A Love Letter To Los Angeles”.
Snoop, i cili u bë personi më i dashur në internet që ku filloi të shfaqet me stilin e personalitetin e tij të veçantë në Paris gjatë lojërave Olimpike, vjen nga Long Beach dhe është sinonim stilit West Coast të repit.
Red Hot Chili Peppers vijnë nga skena e Los Angelesit e vitit 1980. Hiti i tyre i vitit 1999 “Californication” është himni i frutave, qumështit e arroreve që ka Los Angelesi.