Showbiz

Sjelljet e çuditshme të fansave vazhdojnë, edhe Drake gjuhet me telefon

Drake është nga artistët e fundit që është gjuajtur me telefon gjatë performancës së tij në një koncert në Chicago.

Reperi aktualisht po zhvillon tur në Ameriknën Veriore.

Në një video të publikuar në TikTok u pa incidenti ku fansi e hedh telefonin në drejtim të tij në skenë. Telefoni e kishte goditur në krah Draken.

Drake shikoi krahun nëse ishte mirë dhe më pas vazhdoi performancën.

Numri i fansave që veprojnë në këtë mënyrë është rritur kohën e fundit. Bebe Rexha e la koncertin në gjysmë me syrin e nxirë pasi dikush e gjuajti me telefon i cili e goditi në fytyre. Këngëtares Pink iu hodh hiri i nënës së dikujt. Lil Nas X po ashtu u përball me situatë të tillë.

Ava Max u përball me situatë më serioze kur një fans ia mëshoi shuplakë aq rëndë sa ia lëndoi brendësinë e syrit.