Showbiz

Sia kërkon divorc nga Daniel Bernad

Sia

Sia

Foto: Associated Press

Këngëtarja Sia ka kërkuar zyrtarisht divorc nga bashkëshorti i saj, Daniel Bernad, pas dy vjetësh martesë. 
Sipas PEOPLE, dokumentet e divorcit u dorëzuan të enjten, më 19 mars, në Los Angeles.

Autorja e hitit “Chandelier”, emri i vërtetë i të cilës është Sia Furler, ka përmendur “dallimet e pakapërcyeshme” si arsye të ndarjes.

Në dokumentet gjyqësore u zbulua gjithashtu se këngëtarja ka mirëpritur në heshtje fëmijën e saj të tretë, dhe të parin me Bernad, më 27 mars 2024.

Sia dhe Daniel Bernad janë martuar në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe kanë organizuar një ceremoni private në Portofino, Itali, në muajin maj të vitit 2023, me vetëm gjashtë të ftuar të pranishëm.

Këngëtarja ende nuk ka bërë një deklaratë publike për lindjen e fëmijës së saj të tretë. Megjithatë, në një intervistë për SiriusXM në vitin 2020, ajo pati treguar për përvojën e adoptimit të dy djemve adoleshentë.
“Në fakt, adoptova dy djem vitin e kaluar. Ata ishin të dy 18 vjeç, tani janë 19. Ishin në prag të daljes nga sistemi i kujdestarisë. Po, dhe i dua shumë”, pati thënë ajo.

Sia pati pranuar se procesi i adaptimit nuk ka qenë i lehtë.

“Po përballen me shumë vështirësi, njëri më shumë se tjetri. Por të dy janë duke bërë gjëra që janë të mira për ta në këtë moment, gjëra që i ndihmojnë shumë. Ata janë të angazhuar në aktivitete edukative që janë të dobishme për ta”, pati treguar autorja e hitit “Cheap Thrills”.