Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi ishin të ftuar në një emision të TCH, ku treguan gjithçka për marrëdhënien e tyre duke nisur nga njohja deri në ditët e sotme.
Ata rrëfyen se ishin njohur bashkë shumë kohë më parë, që gjatë xhirimeve të serialit “O sa mirë”. Jonida tha se Besniku ishte ndryshe nga të tjerët, por nuk e mendonte se një ditë ata të dy do të përfundonin si çift.
“Ne jemi njohur shumë më para se të lidheshim, gjatë serialit “O sa mirë”. Kishim vite që bashkëpunonim. Në fillime e shikoja si koleg, ishte shumë shakaxhi, bënte diferencë nga tjerët dhe na bënte të gjithëve të qeshnim. E shihja me syrin ndryshe, por nuk e mendoja se do ishim një ditë këtu. Më pas brenda një dite ndodhi gjithçka, Besniku filloi komunikimin, më mori numrin dhe ja ku jemi”, ka treguar Jonida.
Më pas Besniku ka rrëfyer se lajmin e shtatzënisë së Jonidës e ka mësuar në një mënyrë shumë të çuditshme, aq sa nuk e kishte besuar se ishte i vërtetë.
“Unë jam fans i Kombëtares së Kosovës. Ishim duke luajtur me Bullgarinë mesa po kujtoj. Aty ishte shumë zhurmë dhe më vjen një mesazh diku nga minuta e 60-70, dhe më thotë ‘hë si po kalon?’. Aty s’ka dhe shumë valë dhe thashë ku e gjeti dhe kjo tani të më shkruajë në lojë. Mirë, mirë faleminderit i thashë. E pse po bëhesh kështu arrogant po më thoshte, është diçka normale. Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba. Mos pi shumë birra. I thashë a je duke bërë shaka? Ndërsa ajo po qeshte. Dhe i thashë që ishte humori më i keq që ke bërë ndonjëherë dhe më bëri shumë nervoz. Dhe më çon një foto të testit që kishte bërë dhe për një moment gjithë stadiumi mu bë audio off. E lashë birrën dhe dola jashtë, e lashë lojën. Shkova u ula në një lokal vetëm, kam pirë disa birrë dhe kam qëndruar 1 orë vetëm dhe vetëm kam menduar”, ka rrëfyer Besniku.