Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli ka publikuar këngën e saj më të re “Deshti Fati”, të cilën e sjell në bashkëpunim me vajzën e saj Engjellusha Salihu.
Videoklipin e kësaj kënge e ka bërë EMF Creative, kurse orkestrimi është bërë nga Wirusi, transmeton Koha.net.
“Premier kënga ime bashkë me vajzën time Engjin. Shpresoj të ju pëlqej. Me këtë rast ju uroj të gjitha nënave festën e 8 Marsit, qofshi të lumtura gjithmonë”, ka shkruar Shyhrete Behluli në Facebook.