Superylli botëror i futbollit, Lionel Messi, ka qenë figura e re që është bërë pjesë e punës së retushuesit shqiptar, Kushtrim Kunushevci.
Ka qenë Kunushevci që ka përmirësuar me mjeshtëri fotografitë më të reja të futbollistit argjentinas, në koleksionin e ri të fotografive për “Adidasin”, me fanellën e Inter Miamit.
Vetë Kunushevci i ka publikuar fotot e reja të 36-vjeçarit me fanellën ngjyrë rozë. Fotografitë janë shkrepur nga Alfred Marrouqin.
{gallery}
Retushimi është ndreqje e hollë e me mjeshtëri, që i bëhet një fotografie, një filmi, një pikture ose diçkaje tjetër të vizatuar a të shtypur për ta përmirësuar.
E në këtë profesion, Kunushevci ka mbërritur majat.
Muaj më parë, ai pati treguar ekskluzivisht për KOHËN për fotografitë e filmit “Barbie”.
Kjo ishte intervista e tij: