Showbiz

Shoku i P.Diddyt flet rreth festave që bënte ai

P.Diddy dhe Nick Cannon

P.Diddy dhe Nick Cannon

Komediani Nick Cannon, një ndër miqtë e afërt të reperit, P.Diddy, ndaj të cilit janë ngritur një sërë padish për trafikim seksual, sulm e prostitucion, ka folur rreth festave që bënte reperi.

“Kam qenë në një nga festat e tij edhe kur isha 16-17 vjeç. Më kujtohet kur qëndroja jashtë, duke u munduar të hyja në njërën ndër festat që bënte Puff këtu në New York”, ka thënë Cannon në emisionin “The Breakfast Club”, shkruan FoxNews.

Ani pse komediani ka treguar vetëm për “kërcimet e pafajshme” që bënte në këto festa, ka cekur se ndejat në të cilat ishte prezent nuk ishin ato të ashtuquajturat “të çmendura”, në të cilat reperi akuzohet se ka kryer krimet seksuale.

Udhëheqësi i spektaklit “The Masked Singer” ka shpjeguar se sa vështirë ishte për të hyrë në festat e Diddyt, të cilat i krahasoi me videoklipin e këngës “One More Chance” të reperit Notorious B.I.G, i cili ishte pjesë e Bad Boy Rcords, (shtëpi diskografike nën pronësi të P.Diddyt)

Në videoklipin e këngës se B.I.G shihet një grup i madh njerëzish që presin të hyjnë në një ndejë me shumë njerëz.

Videoklipi i B.I.G-së:

 

 

 

“Ashtu si duket në videoklipin ‘One More Chance’, po në jetë reale, ashtu dukej të hyrja e ndejave të Puffit. Ndejat e tij ishin më të mirat gjatë viteve 90’. Ata që kanë frikë të flasin sigurisht kanë diçka që fshehin, unë nuk kam çfarë të fsheh, isha aty duke kërcyer e duke ia kaluar mirë, por nuk ishte ashtu siç pretendohet”, ka thënë Cannon.

Komentet e Cannonit vijnë pasi P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, është arrestuar dhe akuzohet për krime seksuale, të cilat pretendohet të kenë ndodhur në festat që organizonte.

Ai është deklaruar i pafajshëm, ndërkohë që lirimi me kusht i është mohuar 3 herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh.

Gjyqi kundër reperit pritet të nisë më 5 maj të vitit të ardhshëm.