Showbiz

“Shmeku” në tribunat e Wimbledonit

E gjelbra, e bardha dhe vjollce janë ngjyrat që dominuan tek spektatorët e Wimbledonit

E gjelbër, e bardhë dhe vjollce, ngjyrat e Kampionatit të Wimbledonit janë në të gjithë Londrën.

Ndërsa turneu i tenisit vazhdon në fazat e tij përfundimtare, disa gjëra kanë ndryshuar, të tilla si kodi strikt i veshjes së bardhë në fushë, i cili po merr një kthesë për herë të parë në histori. Në vitin 2023, gratë lojtare tani mund të veshin nënshorte me ngjyrë të errët, një ndryshim që synon të lehtësojë ankthin rreth periudhave menstruale. Megjithatë, këto veshje nuk mund të jenë ende më të gjata se fundet e tyre apo pantallonat e shkurtra të tenisit.

Ashtu si Glastonbury apo Festivali i Kanës, Wimbledon nuk ka të bëjë teknikisht me modën, por me tenisin.
Në “Cardmember Lounge”, Ralph Lauren ka ngritur stacionin e vet të personalizimit, ku mysafirët mund të personalizojnë produktet dhe aksesorët e tyre nga marka amerikane, e cila gjithashtu ka krijuar dy dizajne ekskluzive të disponueshme vetëm në sallon.

Sa u përket veshjeve të bukura formale që deri më tani janë konsideruar si më të mirat nga ekspertët e modës, në vapën verore të Londrës nuk po shihet ndonjë ndryshim te yjet që ishin spektrorë. Gratë me fustane të valëvitshme ose pantallona “chic”, burrat me kostume, këmishë dhe pa dyshim kravata.

Kate Middleton vendosi standardin herët, duke bërë paraqitjen e saj të parë në Kampionatin e Wimbledon 2023 të martën e veshur me ngjyrë jeshile dhe të bardhë. Veshjet e saj revistat më prestigjioze të modës po i vlerësojnë lart. Princesha e Uellsit zgjodhi një sako nga “Balmain”, të gjelbër me jakë dypalëshe të bardhë dhe pulla të çiftuara me një fund po ashtu të bardhë të pleksur dhe këpucë nga “Gianvito Rossi”. Këtë veshje ajo e shoqëroi me një çantë të bardhë lëkure nga “Mulberry” dhe bizhuteri nga “Shyla London” dhe “Sezane”.

Image

Lart janë vlerësuar edhe yje si Daniel Craig, Idris Elba e Naomi Wats me veshjet e tyre, duke u thënë se po duken “super chic” nëpër komente në rrjetet sociale.

Anna Wintour e kaloi ditën duke parë tenis me një fustan të bardhë nga marka “Balenciaga” me pika të zeza.

Image

David Beckham dukej i mprehtë në një xhaketë kostumi të kafenjtë të lehtë dhe pantallona të bardha ndërsa ndiqte turneun me nënën e tij, Sandra.

Image

Naomi Ackie dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë e të përdredhur nga Ralph Lauren.

Image

Sonam Kapoor mori pjesë në finale, e veshur e gjitha në “Burberry”. Sonam zgjodhi një fustan nga koleksioni “Resort 24” i Daniel Lee për “Burberry” dhe e bashkoi atë me një çantë kalorësie gjithashtu “Burberry” dhe syze dielli të të njëjtit brend. Atë fansat po e quajnë një ikonë pro-stilit.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas ndoqën veprimtarinë për single-et e femrave ku Priyanka zgjodhi një fustan “midi” me mëngë dramatike, Nick dukej i mprehtë në pantallona me ngjyrë bezhë, këmishë të freskët dhe një kravatë bezhë gjithashtu.

Freida Pinto u pa duke veshur një fustan të sofistikuar të thurur nga Ralph Lauren të kaltër të errët. Ajo mbante një setër me mëngë të plota në të njëjtën paletë ngjyrash mbi të dhe e shoqëroi pamjen me një çantë Ralph Lauren.

Sienna Miller kishte veshur një kostum blu dhe të bardhë “Ralph Lauren” me një rrip dhe pantallona të gjera ndërsa ndiqte turneun në ditët e mëparshme.

Image

Seti i teksasit i Shakirës po cilësohet “chic” në çdo mënyrë nga stilistët. Ajo kishte veshur një këmishë të stërmadhe nga teksasi me pantallona të ngjashme. Çanta e saj shtoi një kontrast me veshjen e saj krejt të kaltër.

Ariana Grande mori pjesë në finale të dielën e veshur me një triko me mëngë të shkurtra me qafë të lartë dhe një fund të gjatë me ngjyrë gri. Ajo e plotësoi pamjen e saj me një kapele të bardhë bejsbolli dhe një palë syze dielli të modës.

Image

Andrew Garfield u ul pranë Ariana Grande me pantallona bezhë nga paleta e ngjyrave pastel dhe mbante një kravatë me të njëjtën ton për të përfunduar pamjen.

Bred Piti fansave po ju dukej i këndshëm dhe elegant me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe një palë syze dielli.

Image

Kampionati i Wimbledonit 2023 ka marrë fund me Carlos Alcaraz që fitoi finalen e Wimbledonit për meshkuj, ndërsa Marketa Vondrousova fitoi kampionatin e Wimbledonit për femra.

Autore: Vita Abrashi -Kajtazi