Showbiz

Sharon Stone shpenzoi 18 milionë dollarë për çështje shëndetësore

Sharon Stone

Sharon Stone

Aktorja e njohur amerikane, Sharon Stone, ka treguar se sa shumë para ka shpenzuar pasi pati pësuar sulm në tru gjatë vitit 2001.

Në një intervistë dhënë “The Hollywood Reporterit”, Stone ka thënë se ka shpenzuar 18 milionë dollarë nga kursimet pasi vuajti nga sulmi në tru, gjë që i shkaktoi gjakderdhje në tru për nëntë ditë rresht.
Ajo ka thënë se kjo gjë i ndodhi për shkak se njerëzit e industrisë së filmit e shfrytëzuan ndërkohë që ishte duke u shëruar dhe po largohej nga Hollywoodi.

“I pata kursyer 18 milionë dollarë nga suksesi që korra në aktrim, por shkova të shoh gjendjen bankare, të gjitha ishin zhdukur. Frigoriferi im, telefoni, gjithçka ishte në emër të tjetërkujt. Kisha zero para”, ka thënë Stone.

66-vjeçarja ka treguar se trauma që pësoi nga sulmi, e ka ndryshuar për 100 për qind mënyrën e funksionimit të trurit si dhe mendimet.

“Një budist më pati thënë se jam riinkarnuar në trupin tim”, ka thënë tutje aktorja.

Ajo tutje ka shpjeguar se e ka përjetuar vdekjen, por doktorët e kanë rikthyer në jetë.

“Pata gjakderdhje në tru për nëntë ditë, gjë që e ndryshoi pozicionin e trurit, duke e shtyrë më shumë kah fytyra ime. Ndërkohë që kjo po ndodhte, ka ndryshuar gjithçka, sensi im i nuhatjes, shikimi, prekja. Nuk mund të lexoja për disa vite. Shumë njerëz mendonin se do të vdisja”, ka treguar ylli.

Tani që është shëruar, ajo ka thënë se e ka tejkaluar çështjen e humbjes së parave, ka vendosur të vazhdojë jetën e të jete prezentë.

“Vendosa të mos i dorëzohesha mërzisë e zemërimit, sepse po i lejove të të hyjnë në jetë nuk do të mund t’i largosh. Por nëse ki besim, qoftë sa kokrra e një fare të vogël, do të mbijetosh. Prandaj tani jetoj për gëzim. Jetoj për qëllim”, ka thënë ndër të tjera Stone.