Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se pati humbur një album të tërë pasi i kishte humbur valixhja në një aeroport.
Këngëtarja ka thënë se në vitin 1990 kishte shkruar shumë tekste për albumin e saj që po përgatiste dhe të gjitha i kishte mbajtur në çantën, të cilën e kishte humbur në një aeroport. Ajo ka thënë se iu desh të fillonte nga e para, shkruan Female First.
“Kur isha diku rreth 21 vjeç, kam pas shkruar shumë tekste, të cilat i humba në një aeroport në Bogota. Të gjithë punën e kisha futur në një çantë të vogël të babit, se atëherë udhëtoja me prindërit. Dhe mendoj se ajo çantë thjesht u zhduk nga aeroporti. Prandaj albumin e pata emëruar ‘Ku janë hajnat?’”, ka thënë Shakira në emisionin “The Hot Ones” në platformën YouTube.
Shakira Howls Like a She-Wolf While Eating Spicy Wings | Hot Ones (youtube.com)
Pas kësaj ylli ka thënë se i është dashur ta rikonstruktojë të gjithë punën nga fillimi e copëzat e fjalive të teksteve që i kishin mbetur në kokë.
Ajo gjithashtu ka thënë se nuk e beson që ka qenë cak i ndonjë keqbërësi, por se vetëm ka ndodhur ashtu.
“E di që nuk kam qenë cak specifikisht. Mendoj se çanta vetëm humbi bashkë me tekstet e mija. Isha e pafat dhe ishte shumë e dhimbshme”, ka kujtuar artistja.
Ndërkohë Shakira tani është nënë e dy fëmijëve të cilët i ka me ish-të dashurin, futbollistin Gerard Pique, dhe ka treguar se zëri i saj është shumë më i mirë tani se sa në fillim të karrierës. Ajo thotë se zëri i është bërë më i mirë pas secilës shtatzënësi.