Këngëtarja me prejardhje latine, Shakira, në kungën e saj të re me titull “Soltera” (beqare), ka treguar se po e përqafon jetën që po bën si beqare, pasi në vitin 2022 ishte ndarë nga ish-partneri i saj, futbollisti i njohur Gerard Pique.
47 vjeçja, e cila ka dy fëmijë me futbollistin, në tekstin e këngës thotë se tash është koha më e mirë që të kënaqet e të bëjë çfarë të dojë si beqare.
Më herët gjatë këtij viti ajo pati pranuar se ende beson në dashuri, pavarësisht që kishte vuajtur pasi ka thënë se iu thye zemra nga lidhja e gjatë që pati me Piquen.
“Nuk mund të them se nuk besoj në dashuri sepse e shoh shembullin e prindërve të mi të cilat janë bashkë që 50 vjet; mënyra se si ata e shikojnë në sy njëri-tjetrin e si i mbajnë dorën njëri-tjetrit nuk mund të jetojnë larg njëri-tjetrit. Jam dëshmitare e dashurisë, thjeshtë nuk kam qenë aq me fat unë vet”, pati thënë këngëtarja për revistën Marie Claire.
Ajo tutje ka treguar se dashuria i është kompensuar në mënyra të tjera nga adhuruesit e fëmijët e saj.
“Oscar Wilde ka thënë se miqësia është forma më e pastër e dashurisë dhe mendoj se kjo është e vërtetë, zgjatë më shumë, të paktën nga eksperienca ime. Lidhja që pata me zgjati 12 vjet, kurse shoqërinë do ta kem pranë për tërë jetën. Kur erdhën kohërat e vështira, aty mësova se sa rëndësi ka shoqëria”, pati thënë ylli.